Me pallto të zezë dhe kapele, ja momenti i arrestimit nga policia të këngëtares Elsa Lila

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti kur këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila arrestohet nga Policia italiane në kuadër të një operacioni anti-drogë.

Mediat italiane shkruajnë se këngëtarja Elsa Lila, është arrestuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. “La Republica” shkruan se për 13 persona është lëshuar urdhër-arrest, italianë e shqiptarë, ndërsa 9 prej tyre janë arrestuar, mes tyre dhe këngëtarja shqiptare, Elsa Lila.

“Mes të arrestuarve është dhe një këngëtar shumë e njohur në vendlindjen e saj dhe boksieri Petrit Bardhi, tashmë i përfshirë në një tjetër operacion”, shkruan La Republica. Sipas mediave, Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës, pasi menaxhonte një lokal të lojërave të fatit.

 

 

Operacioni i antidrogës, u zhvillua sot në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge.

Aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias. Pas hekurave ka përfunduar boksieri Petrit Bardhi, alias “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”. Riccardino dhe Titty ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

Grupi përdorte disa bare në zonën e Acilia për tu mbledhur dhe për të diskutuar mënyrën e funksionimit të grupit. Ata kishin edhe baza logjistike për ruajtjen e drogës, duke përfshirë një dhomë të madhe bodrumi, e vendosur në zonën e Torrevecchia, e përdorur nga grupi si një “magazinë qendrore”.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV