Rama paralajmëron tregtarët: Kush vendos çmime të tjera, do humbasë prodhimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot ngritjen e një bordi për çmimet e ushqimeve të shportës, si për naftëm me përfaqësi të qeverisë si dhe të tregtarëve të shumicës dhe pakicës.

Në një takim me biznese furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmerren nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, Rama tha se secili do bëjë pjesën e tij dhe se çmimet do vendosen nga ky bord i përbashkët dhe kush i ndryshon do i konfiskohet prodhimi.

“Europa thotë se mund të përballemi me krizën e 1974, ku për shkak të OPEC-ut dhe çështjes së furnizimit të naftës, çmimet në botë vajtën përtej çdo tavani të imagjinueshëm. Këta janë skenarë. Askush nuk e di të ardhmen sepse askush nu ke di si vazhdon lufta. Ne kemi detyrimin si shqiptarë që secili të bëjë të vetën.

Pensionistët do i mbështesim ne, me një shumë që është ë barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë, por do i mbështesni dhe ju me çmimet që do vendosni atje.Për të mos pasur hedhje faji tek njeri-tjetri do futem dhe ne në këtë mes e do krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë të shportës. Ky bord i përbashkët do përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të shumicës dhe pakicës. Çmimet e ushqimeve bazë do vendosen aty dhe askush nuk do tolerohet. Kush do vendosë çmime të tjera, do humbasë prodhimin, do ia konfiskojmë. Jo me arbitraritet, por me ligj”, tha Rama.

Ai deklaroi më tej se tregtarët nuk mund të dalin me fitimin e mëparshëm pasi i bie të vuajë një popullsi e tërë.

“Ju do të paraqisni gjithë strukturën logjike se bazuar mbi shifra sa ju del dhe aty do të vendoset. Marzhi i fitimit do ngrijë, në një pikë që ju siguron vazhdimin e operacionit, por jo siç keni dalë me fitim. Se të dilni ju mi fitim siç keni dalë, i bie të vuajë një popullsi e tërë. Këtë nuk mund ta lejojmë. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë prej jush që ju të humbisni. Sepse nëse ju humbisni sot, nuk mund të jepni shërbim nesër”, tha Rama.

Të fundit

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

A po e cënon AI qëndrueshmërinë mjedisore? Ekspertët japin alarmin

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në shoqëri që nga revolucioni industrial. Pothuajse...

Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të...

OKB: Katastrofa humanitare vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit

OKB thotë se katastrofa humanitare në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet Mbështetëse të...

Lajme të tjera

Web TV