Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror të Ramës kundër liderëve të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për atë të cilën e konsideron si sulm të kryeministrit Edi Rama kundrejt politikanëve në Kosovë.
Duke komentuar qëndrimet e Ramës në “Samitin e Durrësit”, Basha e cilësoi fjalën e e kreut të qeverisë ndaj liderve të politikës kosovare si “akt rrugaçëror”.

“Akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama. Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”-shpreht Basha në një reagim në facebook.

Kryeministri Edi Rama ishte mjaft kritik për klasën politike Kosovare, duke e konsideruar veprim të papërgjegjshëm refuzimin për të marrë pjesë në Samitin e Durrësit, për nismën që njihet si “Mini-Shengeni Ballkanik”.

Të fundit

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV