Një gazetare ruse është vrarë në Kiev të Ukrainës.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se gazetarja është identifikuar si Oksana Baulina, teksa ka ndërruar jetë në kryeqytetin e Ukrainës gjatë një sulmi me raketa.
Ndër të tjera mësohet se gazetarja e re ndodhej në Ukrainë sepse raportonte për faqen hetimore ruse the_ins_ru.
‘Gazetarja ruse Oksana Baulina është vrarë nga gjuajtja me raketa në Kiev, #Ukrainë. Ajo raportonte për faqen hetimore ruse the_ins_ru. Gazetarët nuk duhet të jenë objektiv lufte!”- shkruhet në rrjetet sociale.