A do të shkojë që sot Berisha në PD? Ja si përgjigjet Ivi Kaso

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi ligjor i Grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso në një tjetër deklaratë për mediat komentoi deklaratat e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj per vendimin e gjykates sot per statutin e 11 dhjetorit.

Pak para nisjes së mbledhjes së grupit të rithemelimit, Kaso tha se nuk ka mundësi për apelim nga pala tjetër e PD, duke nënvizuar se të vetmet institucione legjitime janë Komisioni i Rithemelimit dhe kuvendi i 11 dhjetorit.

“Ka një PD, një organ zyrtar që përveçse i mandatuar nga vullneti i demokratëve, të Kuvendit Kombëtar të PD, sot u certifikua si i tillë dhe nga gjykata, që është Grupi i Rithemelimit. Kryen funksionin e kryetarit dhe të Kryesisë. Nuk ka një kryetar të komanduar të PD, një nënkryetar, apo sekretariat të PD, pasi këto janë vendimmarrje të datës 11 dhjetor. Me një efekt të menjëhershëm janë të regjistrueshme në seksionin e PD. Nga fillimi i javës, kur do të kryhen dhe hapat e mëtejshëm, do të shihni se organi i vetëm është Komisioni i Rithemelimit. Sigla dhe vula janë ato që kanë zgjedhur demokratët në 11 dhjetor. Por ankime që mund të bëjmë palë të tjera që s’kanë lidhje me PD, janë tentativa jo vetëm për të zvarritur në kohë të paevitueshme, por për të krijuar përshtypje që ka ende një debat. Vendimi i sotëm zgjidhi në mënyrë përfundimtare problemin skeptik në PD. Vendimi i sotëm ka zgjidhur problemin që ishte ende. Sot mbahet mbledhja dhe Komisioni i Rithemelimit si organi i më lartë. Ky Komision do të mbajë të gjitha vendimet, sigurisht vendime të rëndësishme dhe këto do të jenë vendime që do të merren në të mirë të demokratëve” , tha Kaso.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV