PD vulosi fatin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Zoti Berisha dje mori me vendim gjykate Partinë Demokratike pas 9 vitesh në prapaskenë. Autori i batërdisë me pronat e shqiptarëve ndër vite, dje mori pronën e vet.

Demokratët të gjithë festojnë, e shohin z.Berisha si shpresë, disa në delir edhe Kryeministër të ardhshëm. Harrojnë se gjithçka ka një kosto, madje edhe vetë fitorja, të cilën demokratët arrijnë kulmin dhe nuk e quajnë të tyren por të z.Berisha.

PD dje ka vulosur përgjithmonë fatin e saj. E kemi ditur prej kohësh se shqiptarët janë të vetëm dhe se opozita nuk ka ekzistuar kurrë, por nga sot ata zyrtarisht janë të vetëm përballë realitetit.

Tani nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të lutemi që Shqipëria të mos kthehet në një shtet monarkik, me një parti që do të gëzojë pushtet absolut dhe një parti përballë me fatin të mbyllur për egon e sëmurë të një të marri, i cili për të shpëtuar veten e sakrifikoi këtë të fundit.

Të fundit

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Tre paradokse të qeverisë dhe një nga opozita, ironia e Roland Bejkos

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke identifikuar sipas tij...

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose...

Shqipëria në flakë/ Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje gjithë Shqipërinë. Socialisti Petro Koçi...

Lajme të tjera

Web TV