Hyri me furgonin e të burgosurve në byrektore, pranga shoferit të burgjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale H.H., i cili një ditë më parë teksa drejtonte makinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u përplas me një “benz”. Ndërsa për drejtuesin e “benz-it” u referuan materialet në Prokurori. Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë mjeti i burgjeve përfundoi në një byrektore në anë të rrugës. Për pasojë një efektiv i angazhuar për shoqërimin e të burgosurve mbeti i plagosur lehtë. Julian Verboshi u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku burimet thanë se nuk ka asnjë rrezik për jetën. Ndërkohë të burgosurit, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur, u transportuan me mjete të tjera të drejtorisë së burgjeve.

Fati i ka shpëtuar punonjësit e byrektores pa u shtypur nga mjeti i burgjeve pasi ka hyrë deri afër me vendin ku punonin gratë. Sipas të dhënave të policisë ka qenë një manovër e gabuar konkretisht e drejtuesit të burgjeve që ka bërë të mundur përplasjen e pastaj devijimin për në dyqanin e byrekëve. Për fatin e mirë të gjithë kanë shpëtuar pa pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin! n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit’! Dy fjalë mbi ‘zbulimin’ në Leskovik

Auron Tare Pranë llixhave të Sarandoporit në Leskovik, një grup shkencëtarësh çekë zbuluan një liqen nëntokësor, që mendohet të jetë më...

“Ata e meritojnë”, Zelensky premton dhënien e mineraleve të rralla SHBA-së

Ukraina është e gatshme të plotësojë kërkesën e Donald Trump për ti dhënë SHBA përfitime të rëndësishme nga mineralet nëntokësore të sajat. Presidenti i...

Zgjedhjet në Kosovë, nis votimi në përfaqësitë diplomatike

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00 në...

‘Diaspora zgjedh Atdheun’/ PD vijon takimet, më 13 shkurt me shqiptarët në Francë

Partia Demokratike po bën gjithshka që shqipëtarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë, përmes takimeve me diasporën. Këtë të enjte, me 13 shkurt, demokratët...

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme duke rrëzuar nenin që...

Lajme të tjera

Web TV