Një tjetër humbje e madhe për ushtrinë ruse, forcat ukrainase vrasin drejtuesin e lartë ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ruse vjon të pësojë humbje të konsiderueshme të kapaciteteve drejtuese ushtarake në Ukrainë. Një tjetër nga kolonelët e Vladimir Putin është vrarë në një aksion këtë të shtunë.

Nënkoloneli Vitaly Slabtsov, 43 vjeç, ishte një parashutist elitar me brigadën e 83-të ajrore me bazë në Ussuriysk në Rusinë lindore. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Slabtsov u vra gjatë një operacioni special në Donbas, megjithëse nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me vdekjen e tij.

Funerali i Slabtsov u mbajt në Ryazan në Rusinë qendrore , shtëpia e parashutistëve rusë, të premten. Trupi i tij u vendos në një arkivol të mbyllur, gjë që tregon se ai kishte pësuar plagë shkatërruese në luftë. Slabstov është figura më e fundit ushtarake ruse e profilit të lartë që ka humbur jetën në Ukrainë

Të paktën tetë kolonelë të tjerë rusë besohet se janë vrarë gjatë që nga fillimi i luftës. Koloneli Denis Kurilo, komandanti i brigadës së 200 , u vra në betejë këtë javë gjatë një sulmi në Kharkiv.

Gjithashtu Koloneli Nikolay Ovcharenko, shefi i trupave inxhinierike të Qarkut Ushtarak Perëndimor, u vra në një pritë që la të vdekur 18 rusë pranë një ure ponton mbi lumin Siverskyi Donets, po këtë javë.

Zyrtarët ushtarakë perëndimorë besojnë se Rusia ka humbur midis 7,000 dhe 15,000 trupa që nga pushtimi i Ukrainës.

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV