33-vjeçarja greke 5 orë para hetuesve, tenton të “fitojë betejën”: Asnjë nënë s’mund të lëndojë fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për asnjë moment nuk u pa të “thyhet” përpara hetuesve 33-vjeçarja greke, ndërsa për 5 orë tregoi me ftohtësi dhe apati të pabesueshme versionin e saj të historisë së vdekjes së të bijës 9-vjeçare, Georgina, një ngjarje kjo që ka tronditur mbarë opinionin grek e jo vetëm.

Roula Pispirigou për herë të parë u dëgjua të deshifronte fjalët “vajza ime, Georgina ime, fëmija im”, duke dashur kështu të marrë rolin e një nëne të dhimbsur.

Nëna monstër vijoi të ngulë këmbë se nuk ka qenë ajo e cila ka vrarë të bijën, duke kërkuar që t’i shpëtojë burgut ndaj të cilit ndodhet një hap larg. Gjatë dëshmisë para hetuesit të 18-të ditën e Hënë, ajo ndër të tjera u shpreh se pas vdekjes së fëmijëve, familja e saj u shkatërrua plotësisht.

“Asnjë nënë nuk mund të lëndojë fëmijët e saj…. Vdekja e Georginës, pas vdekjes së dy vajza të para, erdhi si një goditje përfundimtare për mua dhe po ashtu edhe për familjen dhe martesën time”, u shpreh ajo.

 

 

Megjithatë, në përpjekjen për ta bindur për pafajësinë e saj, Roula Pispirigou duket se nuk kishte asnjë aleat, përveçse motrën e saj, ndërsa këtë herë as nëna e 33-vjeçares nuk i është gjendur pranë.

Më herët në një intervistë televizive për mediat greke, nëna e Roulës u shpreh se nuk e beson kurrë që vajza e saj të mund t’u ketë bërë keq fëmijëve të mitur, ndërsa e përshkruan si një nënë të dashur dhe që fëmijët e donin shumë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të fundit

Filmi kinez i animuar thyen rekordin, fiton gati 800 milionë dollarë

Filmi kinez i animuar “Nezha 2” u bë filmi me fitimin më të lartë në vend të enjten, me...

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së...

Rama zbulon projektet nga Shkodra: Kryeqytetin e Veriut duhet ta forcojmë sa më shumë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër, të cilat janë dy projekte konkrete të arkitektit...

Pse është me nerva Albin Kurti, edhe pse fitues?

Gjasat janë që kryeministri i Kosovës mbrëmë, nuk ka folur për opozitarët, por për ndërkombëtarët, të cilët duken se po përpiqen të mund të...

Pas asaj që përjetoi,a do futej sërish Fifi si banore në “Big Brother VIP Albania”?

Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për...

Lajme të tjera

Web TV