Klosi prezanton statutin e ri të partisë, zbulon qëllimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosi, ka treguar ndryshimet e reja në statutin e partisë. Ai tregoi se në statut është parashikuar të bëhen zgjedhje për kryetarët e partisë në të gjithë bashkitë e vendit.

Po ashtu, ai tha se do të krijojnë një strukturë për emigracionin, pasi vota e emigrantëve do të behet realitet dhe këto struktura sipas Klosit duhet të jenë gati. Qëllimi sipas tij, është që të krijohet një parti e fortë elektorale, për t’u përgatitur për betejën e radhës.

“Analizat që bëmë në qark e bashki, shprehën nevojën e rëndësishme për të krijuar një jetë arkivore të partisë, zyra të hapura, që kanë më shumë informacion mbi rezultatet në garën e fundit elektorale. Na kërkohet të krijojmë në zyrat tona një zyrë të hapur për të mbledhur opinionet e qytetarëve, por edhe zyrë që të ketë më shumë të dhëna për PS. Shumë më tepër për të krijuar bashkëjetesën e nevojshme për të qenë pjesë e strukturës sonë. Prandaj, është një ndryshim i paraqitur në statut, krijimi i një sekretariati ekzekutiv, në nivelin e të gjitha bashkive e natyrisht edhe komunitetit të PS të zonës dhe një raportim në qendrën e bashkisë që të kemi një arkivim më të plotë. Grupimi tjetër ka të bëjë me një reformë të madhe, për votën e emigrantëve dhe diasporës. Na kërkohet të kemi më shumë struktura. PS s’mund të kufizohet vetëm brenda territorit.

Duhet të krijojmë struktura në emigracion, por statuti i ri na krijon hapësira për struktura. JO vetëm të mbahen lidhje me strukturat e Tiranës, por këto degë duhet të furnizohen me njerëzit që duan të votojnë në Shqipëri. E fundit po aq e rëndësishme, sa i përket një dimensioni të ri, është dimensioni politik, për atë ç’a duhet të diskutojmë me njerëzit. Në këtë statut, duke pasur qëndrimin ta përmbledhim atë dhe ta bëjmë libër parimesh dhe t’i rezistojë jetëgjatësisë. Të përgatisë këtë parti për rezultate më të forta elektorale, duhet t’i japim votën statutit të ri. Duhet të bëhemi një parti edhe më e fortë elektorale, për t’u përgatitur për betejën e radhës”, tha Klosi.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV