Akademia e përjashtoi për 10 vite, reagon për herë të parë Will Smith

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Will Smith e ka pranuar vendimin e Akademisë së Filmave për përjashtimin nga çmimet “Oscar” për 10 vite. “E pranoj dhe e respektoj vendimin e Akademisë”, tha aktori në një deklaratë për Fox News.

Dje Akademia njoftoi se aktorit iu ndalua të merrte pjesë në “Oscars” apo ndonjë ngjarje tjetër të Akademisë për 10 vjet pas shuplakës ndaj Chris Rock, pasi ky i fundit bëri shaka me sëmundjen e gruas të Smith.

“Edicioni i 94-të i Oscars duhej të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar, megjithatë ato momente nuk u panë për shkak të sjelljes së papranueshme dhe të dëmshme që zoti Smith bëri në skenë. Sot, Bordi i Guvernatorëve mbajti një mbledhje për të diskutuar se si t’i përgjigjemi më mirë veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10-vjeçare nga 8 prilli 2022, Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë”, tha Bordi në një deklaratë.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV