“Kosova dhe rajoni në rrezik”/ Kina i dërgon Serbisë sistem të sofistikuar raketor përmes qiellit të Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia ka nisur një fushatë armatimi së fundmi, teksa ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion sekret këtë fundjavë.

Associated Press raporton se 6 avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit të shtunën, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë se avionët mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe. Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk ka bërë asnjë koment për këtë lajm.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës. Edhe pse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose t’i kritikojë drejtpërdrejt masakrat e dukshme të kryera nga trupat ruse atje.

Në vitin 2020, zyrtarët amerikanë paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve kundërajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3. Ata thanë se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet t’i harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Sistemi i raketave kineze është krahasuar gjerësisht me sistemet e raketave amerikane Patriot dhe ruse S-300, megjithëse ka një rreze më të shkurtër se S-300 më të avancuara. Serbia do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Evropë.

Lexo edhe :  Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Në Perëndim ka frikë se armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina mund të inkurajojë vendin ballkanik drejt një lufte tjetër, veçanërisht kundër Kosovës që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Serbia, Rusia dhe Kina nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore po.

Për ketë fakt ka reaguar edhe Shefi i Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela. Vela, është shprehur i shqetësuar për këtë lajm, duke thënë se kjo është dita e dytë që përmes rrugëve ajrore, armatimi kinez po transportohet drejt Serbisë.

Të fundit

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

“Në gjendje shoku”/ Gazetarja zbulon detajet për të dashurën e Erdgys Arrazit

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u...

Lajme të tjera

Web TV