Motra rrëfen fjalët e fundit të Fatmir Haklajt: E kuptoi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 2 Nëntor të vitit 1999, bashkëshortja e Jaho Mulosmanit kishte lindur vajzë. Ai, së bashku me Fatmirin dhe Sami Kërrnajën do të niseshin nga banesa e Aishes drejt kullës së Mulosmanëve dy ditë më pas, në 4 nëntor.

“Ditën që ai është nisur për te banesa e Jaho Mulosmanit ai pothuajse ishte pa ekuilibër sepse kafka e kokës së tij ishte çarë dhe truri i vogël ishte dëmtuar. Dhe kur doli te dera që donte të nisej e kishte një antiplumb edhe më tha ma sill, unë ia dërgova, e veshi, pas disa minutash e hoqi, tha nuk jam më Fatmiri që kam qenë, se mbaj dot, mezi po mbaj xhaketën, e hoqi dhe udhëtoi pa jelekun e tij”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ata nisen në këmbë në distancë nga njëri – tjetri. Kjo ishte mënyra që lëviznin që nëse binin në ndonjë pritë, mos të goditeshin njëkohësisht por të kishin mundësi reagimi për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Kur arrijnë pranë kullës së Mulosmanëve, ata menduan se rreziku kaloi dhe bashkohen. Ky, do të ishte gabimi fatal. Sapo i afrohen kësaj banese të braktisur rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve, ndaj tyre derdhen breshëri të egra kallashnikovi. Autorët ishin fshehur pas këtyre rrënojave që shihni, vetëm 4-5 metër larg rrugicës.

I pari goditet Sami Kërrnaja, i cili merr një plumb vdekjeprurës në ballë. Fatmiri ishte goditur pas shpine me disa plumba, pa pasur mundësi reagimi. I vetmi që u kundërpërgjigj ishte Jaho Mulosmani, i cili u fsheh në një gur. Edhe pse i plagosur me një plumb afër zemrës, ai hapi zjarr me breshëri duke detyruar autorët e pritës të tërhiqen me shpejtësi. Motra e Haklajve Aishja, tregon fjalët e fundit që Fatmiri i kishte thënë Jahos në ato momente.

Lexo edhe :  34-vjetori i eksodit, Bari i jep nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar

“Çfarë tha Fatmiri kur deshi të dorëzohej se Berisha kishte vite që e kërkonte. E kuptoi pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, e kuptoi se çfarë ndodhi, s’qe në gjendje të reagojë dhe tha: “qëndro bajraktar”. Kjo donte të thoshte po dorëzohem por ti mos u dorëzo”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ndoshta, fjalët e fundit të Fatmirit kanë ndikuar te Jaho i cili reagoi me shpejtësi. Autorët e pritës kishin qenë të paktën 5 persona. Banorë të fshatit Vatoc i kanë parë gjatë tërheqjes. Si përherë, ata ishin të veshur me kamuflazh. Mes ty re kishte efektivë të forcave speciale. Dukej që ishte e njëjta dorë si në ngjarjet e tjera. Objektivi kryesor ishte Fatmir Haklaj. Të paktën 2-3 prej autorëve kanë shënjestruar njëkohësisht vetëm Fatmirin.

Si bazë e grupit kishte shërbyer një pyll i vogël rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve. Ata kanë qëndruar me ditë aty dhe kanë pritur momentin e duhur për të goditur./ Top Channel

Të fundit

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

2 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur...

Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV