Tronditet Ukraina/ Zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol nga krimet ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër varr masiv është zbuluar pranë Mariupolit.Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.

Teksa e ka raportuar në Telegram, Andryushchenko ka shkruar ndër të tjera se zyrtarët kishin marrë informacion në lidhje me një “varr masiv të banorëve të vrarë të Mariupolit në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës”.

Nga ana tjetèr media prestigjoze BBC nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimin, shkruan prestigjiozja britanike.

Andryushchenko u kërkoi gazetarëve të gjenin foto të varrit në imazhet satelitore, duke thënë se ai ndodhej në rrethin Livoberezhnyy pranë varrezave të fshatit Vynohradne.

“Kjo dëshmon edhe një herë se pushtuesit po mbledhin dhe varrosin, ose djegin banorët e vdekur të Mariupolit në çdo lagje të qytetit”, tha ai.

Mariupoli është një ndër qytetet më të goditura që nga pushtimi i Rusisë. Qyteti port thuajse është i shkatërruar, ndërsa ka qenë objektivi i Moskës. Rusët kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të qytetit, i cili është në një zonë strategjike. Me marrjen e Mariupolit, rusët krijojnë në këtë mënyrë një korridor në lidh rajonin e Donbasit me Krimenë, e cila është aneksuar në vitin 2014.

Të fundit

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza/ Begaj: Thelbësor për një paqe të qëndrueshme

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Në një postim në rrjetin social X, Begaj...

Veliaj: S`ka forcë në botë të më ndalë të bëj fushatë për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit...

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonominë shqiptare?

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret të jetë më e mirë,...

“Rama dhe Berisha, bashkë kundër SPAK?!”Kulluri: Kanë një provë të madhe para zgjedhjeve

SPAK dhe reforma në drejtësi duket se do të jetë kryefjalë e fushatës për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kryeministri në njërën anë...

Viti 2025 do të jetë shumë i rëndësishëm për ne shqiptarët

Nga Spartak Ngjela Gjithçka shqiptare po merr një fuqi që kuptohet se po na afron përditë e më shumë drejt vetvetes etnike. Asgjë nuk na...

Lajme të tjera

Web TV