Performanca e Marash Kumbullës këtë sezon tërhoqi vëmendjen e të gjithë klubeve të Serisë A, por jo vetëm.
Interi është një nga skuadrat që do me domosdoshmëri që ta marrë shqiptarin në radhët e veta. Duket se drejtuesit e zikaltërve Marotta dhe Ausilio, duan që ta marrin mbrojtësin dh për këtë arsye kanë zhvilluar edhe takim me menaxherin e tij, Gianni Vitali, në rastin e huazimit të Dimarcos te Verona.
Për lojtarin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit javët e fundit po kërkon me këmbëngulje që ta marrë edhe presidenti i Napolit, De Laurentis, i cili kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij Setti për 21 milionë euro, plus 4 milionë bonuse.
Vetë Kumbulla, nuk ka ndezur dritën jeshile për të pranuar transferimin poshtë Vezuvit, duke i ngrirë bisedimet, pasi duket se ai dëshiron më shumë kalimin te skuadra e Interit. Krerët e zikaltërve e kanë takuar disa herë menaxherin e mbrojtësit me origjinë nga Shkodra, duke e bindur që projekti i Contes do të ishte shumë i rëndësishëm për të.
Të interesuar për shqiptarin janë edh e skuadra e Lazios dhe Fiorentinës,por garës i është bashkuar edhe Bundesliga me Borussia Dortmund./Fjala.al/