Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe historia e 1 Majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita Ndërkombëtare e Punës shënohet çdo vit më 1 maj. E njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose Dita e Majit, ky rast feston kontributin e punëtorëve në shoqëri. Ai gjithashtu përkujton arritjet e lëvizjes historike të punës.

Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo?

Ky manifestim lindi nga beteja e klasave punëtore për të siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës dhe të jetesës.

“8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë gjumë”. Ishte kjo moto e krijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më pas u përdor nga pjesa më e madhe e lëvizjes së sindikatave. Një moto që i hapi rrugën kërkesave të tjera të përgjithshme dhe caktimit të një dite, pikërisht në 1 maj, ku të gjithë punëtorët mund të takoheshin për të mbrojtur autonominë e tyre.”

Kjo ditë simbolike lidhet me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

 

Një vit më vonë në të njëjtin qytet u organizua një manifestim masiv dhe madhështor. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj date të rëndësishme që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për të drejtat e tyre. Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV