Vdekja në Kavajë/ Djali i xhaxhait të viktimës replikon në studio për provat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të afërmit e Ilvi Metës, 31 vjeçarit që sipas policisë vari veten në qelinë e paraburgimit në Komisariatin e Kavajës dyshojnë se kjo nuk ishte një nje vetëvrasje. Për emisionin Dekalog në RTSH 24, kushëriri i Ilvi Metës tha se ai nuk kishte asnjë arsye për të bërë vetëvrasje.

Faktet që dalin dita-ditës na çojnë të mendojmë se ai është vrarë brenda komisariatit. Nga fotot që në disponojmë Ilvi ka pasur shenja dhune në pjesën e krahut brinjës dhe të stomakut. Duhet theksuar se para pak kohës Ilvi është operuar nga apandesiti dhe që prej janarit e deri një ditë para se të vdiste kishte dhimbje në stomak. Ilvi ishte lejuar nga policia të hyjë me rrip, gjë e cila nuk lejohet. Ilvi nuk është një person që ka pasur stres, ai ka qenë gjithmonë i hedhur. Pas orës 17:00 Ilvi i ka kërkuar të atit ushqim, pasi kishte uri.

Ndërkohë avokati Ferdinand Doja dhe psikologia Anxhela Peza kanë thënë se nuk ka vend për dyshime.

Ky nuk është rasti i parë i një vetëvarje në qeli. Ai që do ta bëjë e gjen mënyrën. Kemi  gjetur të vetëvarur në tubin e frigoriferit. Mjafton të lidhësh lakun dhe të lëshosh trupin. Në momentin që lëshon trupin njeriut i duhen 0.15 sekonda për të humbur ndjenjat, deklaron Doja.

A ka raste ku një person mund të bëjë vetëvrasje në mënyrë akute? Po, ka! Jo gjithmonë një person duhet të vuajë nga probleme të shëndetit mendor për të bërë vetëvrasje. Mund të ndodhë në një gjendje të rënduar emocionale. Të kanë akuzuar për vjedhje, ti vishesh me turp,  je një person me shumë sedër dhe e gjitha kjo të çon në vetëvrasje, deklaron psikologia Peza.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

 

 

Të fundit

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Lajme të tjera

Web TV