Talebanët bëjnë detyrim mbulesën për gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talebanët nxorën një dekret përmes së cilit ata ua ndalojnë grave afgane që të dalin në publik pa mbulesë.

Ato pas këtij vendimi do të jenë të obliguara që gjithmonë kur dalin në publik ta kenë të mbuluar fytyrën e tyre, vendim ky që paraqet një përshkallëzim të kufizimeve në rritje ndaj grave në publik.

Vendosja e këtyre masave si dhe kufizimeve të tjera ka tërhequr një reagim të komunitetit ndërkombëtar si dhe të shumë afganëve.

Talibanët shtuan se mbulimi ideal i fytyrës është burka gjithëpërfshirëse ngjyrë blu, e cila u bë një simbol global i regjimit të mëparshëm të linjës së ashpër të talebanëve nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Shumica e grave në Afganistan mbajnë shami për arsye fetare, por shumë në zonat urbane si Kabuli nuk e mbulojnë fytyrën.

Grupi taliban është përballur me një reagim intensiv, të udhëhequr nga qeveritë perëndimore, por të cilit iu bashkuan disa studiues fetarë dhe vende islamike për kufizimet e tyre në rritje për të drejtat e grave në Afganistan./REL/

Të fundit

Kamala Harris në dilemë; të kandidojë për guvernatore apo presidencialet e 2028

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris po konsideron seriozisht një kandidim për guvernator të Kalifornisë – dhe i ka dhënë vetes një...

Nesër 8 Marsi, Veliaj: Transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur një nismë speciale për nënat, zonjat dhe vajzat...

Berisha thirrje për bojkot të mësimit, “shpërthen” Braçe: Duhet të kesh probleme mendore

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas apelit qesharak të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë por të...

Rënia e euros nxit qytetarët, bizneset zgjedhin kreditë në euro, qytetarët në lek

Kredia në euro shënoi një rritje të dukshme vitin e kaluar. Bizneset dominuan kërkesën për valutë të huaj, ndërkohë që konsumatorët konvertuan kreditë e...

A është e vërtetë që femrat flasin më shumë se meshkujt?

Në vitin 2007, një studim i botuar në Science hodhi poshtë stereotipin klasik të gruas llafazane, duke zbuluar se burrat dhe gratë shqiptojnë afërsisht të njëjtin...

Lajme të tjera

Web TV