Zelensky tregon kushtin e vetëm që mund të sillte paqe me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para pushtimit, thotë presidenti i Ukrainës.

Duke folur për një institut në Londër, Volodymyr Zelensky tha se ky ishte minimumi që vendi i tij mund të pranonte, shkruan BBC.

Ai u shpreh se ishte lideri i “Ukrainës, jo i një mini-Ukraine”. Por nuk e përmendi Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014.

Ka ende forca ukrainase së bashku me disa civilë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të qytetit juglindor, i cili i është nënshtruar një sulmi rus.

Marrja përfundimisht e Mariupolit do të ishte arritja më e madhe e Rusisë në dy muajt e luftës dhe do t’i jepte Presidentit të Rusisë Vladimir Putin diçka për të festuar më 9 maj, që është Dita e Fitores në Rusi, ditën kur vendi shënon fitoren sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, duke folur nga Kievi në institutin Chatham House në Londër, Zelensky tha se nuk mund të vihej në dyshim që Rusia të mbajë territorin që ka pushtuar që kur nisi agresionin ushtarak në Ukrainë.

“Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi duhet të jetë rikthimi i situatës që nga 23 shkurti”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga BBC, duke iu referuar një dite para fillimit të luftës.

“Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si president i Ukrainës, jo si president i një mini-Ukraine. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Referenca për situatën e 23 shkurtit sugjeron se Ukraina mund të mos insistojë në rimarrjen e Krimesë përpara se të bëjë paqe me Rusinë. Gadishulli u aneksua nga Rusia tetë vjet më parë.

Lexo edhe :  Trump shprehet gati të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë, joshje për Putinin?

Zelensky bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës: “Pavarësisht faktit se ata shkatërruan të gjitha urat tona, unë mendoj se jo të gjitha urat janë shkatërruar ende, në mënyrë figurative”, tha ai.

Të fundit

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të...

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Lideri i Laburistëve dhe kryeministri i Britanisës së Madhe, Sir Keir Starmer, ka kritikuar qasjen e Izraelit ndaj Gazës gjatë një fjalimi në Dhomën...

Aksident te “Shkalla e Tujanit”/ Përplasen dy makina, njëra përmbyset në rrugë!

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme te “Shkalla e Tujanit”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre është kthyer...

Biseda telefonike me Putin, Trump: Më tha se admiron gruan time Melania

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin, ku siç raportuan mediat ndërkombëtare...

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi...

Lajme të tjera

Web TV