Presidenti/ Alibeaj zbulon emrat që do të jenë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave pas mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të PD në selinë blu, ku u diskutua për zgjedhjen e Presidentit të republikës.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 22 deputetë, ku të pranishëm ishin edhe disa nga grupet e tjera parlamentare.

Alibeaj zbardhi para gazetarëve emrat e deputetëve që do e shoqërojnë nesër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e mazhorancës për emrin e Presidentit të Republikës.

Nesër unë shkoj në Konferencën e Kryetarëve bashkë me anëtarët, Gjekamarkaj, Duma, Mediu dhe zonjën Doda. Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e Presidentit të Republikës, jo vetëm kaq por duke menduar se do të jetë një poroces konsultues, edhe në këtë mbledhje informuese secili deputet ishte këtu për të thënë pikërisht këtë. E mbani mënd çfarë thashë, po sikur unë të them që presidentin ta propozojë opozita, ne e bëmë. Unë besoj se Kushtetuta thotë se duhet të jetë president i shqiptarëve, dhe që të jetë president i shqiptarëve duhet të jetë një figurë neutrale, pra ne po japim qëndrimin tonë të bërë transparent se si do duhet të profilizohet Presidenti i republikës”, tha Alibeaj.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV