Lukashenko: Rusia do të na ndihmojë të krijojmë një raketë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha se Moska është pajtuar që ta ndihmojë Minskun që të prodhojë raketa, përfshirë edhe një raketë të ngjashme me raketën ruse, Iskander.

Bjellorusia, aleatja më e afërt e Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, po shikon mundësitë që të rrisë aftësitë e saj ushtarake, raportoi më 10 maj agjencia shtetërore e lajmeve, Belta.

Lukashenko, gjatë një takimi me zyrtarët e mbrojtjes, tha se ngjarjet në Ukrainë treguan për rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me armë dhe furnizime moderne e efektive, dhe potencoi po ashtu rëndësinë logjistikës.

Lukashenko tha se ka fituar mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar në Lindjen e Largët në Rusi, ku u diskutua me personat që janë të përfshirë në prodhimin e raketave në Rusi dhe ai tha se shprehu interesim që edhe Bjellorusia të bëjë përparime në këtë drejtim.

 

“Ne po krijojmë një raketë të re”, citohet të ketë thënë Lukashenko, raportoi Belta.

 

“Një raketë shumë efektive e ngjashme me modelin e Iskanderit”, tha ai, duke shtuar se Rusia ka shprehur mbështetje të plotë për Bjellorusinë.

Rusia ka përdorur raketat e tipit Iskander gjatë luftës në Ukrainë, apo siç e quan Moska “operacion të posaçëm ushtarak”.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës, edhe pse Minsku ka thënë se trupat bjelloruse nuk janë të përfshira në pushtimin e Kievit.

Të fundit

Rama këshillë Kurtit: Ngrini dialogun bilateral me Serbinë!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në senacën e përbashkët të parlamantetit të Shëqpërisë dhre Kosovës. Rama tha...

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kurti: Kemi shumë punë për të bërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës nga Kuvendi foli për bashkëpunimin mes Shqipërisë dje Kosovës përgjatë viteve Sipas Kurtit, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës...

Falja e gjobave/ Sa është fatura ekonomike dhe kategoria që përfiton

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e gjobave për ndërtimet në zonat...

Rezolutë për ish krerët e UÇK/ Rama në Prishtinë: Të gatshëm për ta votuar kurdoqoftë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë ndjekur standarde demokratike nga Gjykata Speciale, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë fjalës së...

Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025

Data më e afërt për nisjen e veprimeve në sistemin SEPA nga bankat dhe institucionet e pagesave në Shqipëri është 5 tetori 2025. Në mbledhjen...

Lajme të tjera

Web TV