Autorët e dy atentateve të bujshme/ Kush janë ‘ushtarët’ që po shoqërojnë Dumanin në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili janë dy të arrestuarit që po qëndrojnë në të njëjtën qeli, me ‘drejtuesin’ e tyre, Nuredin Dumanin.

Hoxha dhe Halili janë personazhë të njohur për drejtësinë pasi akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje të bujshme, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Rigels Runajt në Elbasan, të dyja të organizuara nga Dumani.

Për rastin e vrasjes së Rigels Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ndërkohë, në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit, fiinancues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili. Nga provat e grumbulluara për këtë vrasje rezulton se të dy këta persona kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë.

Ndërkohë, kujtojmë se pas operacionit “Plumbi i artë” i organizuar nga SPAK, ranë në pranga 18 persona dhe 14 u shpallën në kërkim. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pritet që në vijim të zbardhen të tjera krime.

Të fundit

Ish-Presidenti Bill Clinton del nga spitali

Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i...

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Makina të shumta, njëra pas tjetrës – kjo është panorama që ka mbushur qytetin e Vlorës këtë të hënë. fluksi i lartë i emigrantëve...

Si festohet Krishtlindja në vendet e botës? Ekspertët tregojnë ushqimet tradicionale

Krishtlindjet festohen në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës, ndërsa ushqimet tradicionale dhe kuzhina e larmishme nuk mungojnë asnjëherë në tryezat familjare. Më...

Lufra në çdo tryezë shqiptare këtë sezon festash, ja receta e Arbana Osmanit

Kompania Lufra tashmë është e qartë që mbizotëron tregun për produktet cilësore dhe të shumëllojshme që ofron. Kjo e bën atë të jetë ‘’Numri...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Thellësia fokale është vlerësuar në 11 kilometra… Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 24 dhjetor, në...

Lajme të tjera

Web TV