Bilanci i COVID në vend, 46 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 690 teste për koronavirus, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 46 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Ndërkohë 24 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 690 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 46 qytetarë, në këto bashki:
28 në Tiranë, 3 në Durrës, Lushnje, Patos, 1 në Kukës, Kurbin, Fier, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Korçë.
Janë 282 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  E shpalli non grata, Berishës nuk i del inati me Blinken: Armiku më i madh i amerikanëve

Statistika (25 Maj 2022)

Raste të reja ditore 46
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 690

Testime totale 1,825,104
Raste pozitive 275,985
Raste të shëruara 272,206
Raste Aktive 282
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 185
Korçë 19
Fier 16
Gjirokastër 15
Shkodër 13
Vlorë 12
Elbasan 7
Durrës 6
Lezhë 4
Dibër 2
Berat 2
Kukës 1

Të fundit

Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit

Kryetari i PSD rikonfirmoi kandidaturën e tij për deputet në këtë qark ndërsa i bëri thirrje Diasporës për mbështetje. Sekretari...

Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani: Ka pësuar krizë në frymëmarrje

Vatikani ka njoftuar këtë të shtunë se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore pasi ka pësuar një krizë astmatike të frymëmarrjes që solli...

Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet

Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati...

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë se sulmi ndodhur gjatë një...

“Populli im nuk ka frikë. Aleatët tanë janë më të frikësuar se ne”

Donald Trump është i interesuar vetëm të jetë në qendër të vëmendjes, por përdor fjalë pa kuptim. Për Ukrainën ai shpërndan shifra që nuk...

Lajme të tjera

Web TV