“Roma e perandorit Murinjo është kurorëzuar në Konferencë”/ Titujt e gazetave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma arriti triumfin e parë në Ligën e Konferencës të luajtur në Tiranë, duke mposhtur Fejnordin me rezultatin 1-0. Pas kësaj sfide, mediat europiane e komentuan menjëherë këtë event. Në Holandë vajtojnë humbjen e Fejnordit, me “De Telegraaf” që shkruan: “Lot në Tiranë”.

Media tjetër holandeze, “Votebal International” shkruan: “Ëndrra europiane e Fejnordit përfundon me humbje në finale”. Në Angli, “The Sun” preferon ta lidhë me Europianin, ku shkruan: “Po shkon në Romë: Goli i Zaniolos në pjesën e parë i siguron lavdinë Murinjos në Ligën e Konferencës”.

“Daily Mail” nga ana tjetër preferon të zgjatet më shumë, e cila e hap: “Realizimi i zgjuar i Nikolo Zaniolos i jep lavdinë Romës në Ligën e Konferencës, me fitoren 1-0 përballë Fejnordit i jep Zhoze Murinjos trofeun e pestë europian… dhe të parin për klubin që nga 1961”.

Prestigjiozja spanjolle, “Marca” ja kushton këtë triumf teknikut portugez, ku shkruan: “Roma e perandorit Murinjo është kurorëzuar në Konferencë”.

 

 

Spanjollja tjetër, “AS” shkruan: “Për Murinjon nuk ka Kupë që mund t’i rezistojë”. Në Gjermani, “Bild” shkruan: “Super-Murinjo tani bëhet ‘I Vetmi’: Trajneri legjendar fiton me Romën Ligën e Konferencës”.

Të fundit

Përmbytjet në Durrës, përfundon procesi i evidentimit të dëmeve/ Janë prekur 476 banesa!

Përfundon evidentimi i objekteve te prekura nga përmbytjet e fundit në Durrës. Sipas kryebashkiakes Sako janë identifikuar 476 banesa...

Cilat ushqime janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës?

Një gjë e rëndësishme që konsumatorët të kenë parasysh është se shënimi i datës së skadencës nuk ka asnjë lidhje me sigurinë e produktit,...

Hyn në fuqi vendimi, ja sa para do të jepen për indeksimin e pensioneve

Qeveria ka miratuar Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 2025– 2027, që synon të nxisë rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillimin e sektorëve kyç...

Ish-zyrtarë socialitë në burg/ Rama: Çdo pyll ka derrat e vet, edhe PS ka disa individë

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialitë, duke u shprehur se faturohen si...

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 1 e 50 minuta, Maqedonia e Veriut është goditur nga tërmeti. Tërmeti është regjistruar me...

Lajme të tjera

Web TV