Socialistët mbledhin Kongresin Zgjedhor, diskutime e debate në 3 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një javë më pas, Partia Socialiste do të mbajë Kongresin Zgjedhor, i cili do të zhvillohet për tre ditë me radhë.

Mësohet se nga data 28 shkurt deri më datë 1 mars 2020, delegatët e Kongresit do të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Gjatë ditëve të Kongresit, socialistët do të kenë diskutime të gjata mes tyre.

Më herët, nga Partia Socialiste janë shprehur se më datë 29 shkurt, sipas programit, do të zgjidhen anëtarët e Asamblesë Kombëtare.

Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i Asamblesë për 800 anëtarë partie.

Kështu garantohet dhe përfaqësimi i barabartë i gjithë territorit të vendit si dhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Ndërkohë, të shtunën më datë 22 shkurt socialistët do të zhvillojnë një konferencë ndërkombëtare me sloganin: “Një kontinent, një e ardhme- Zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor”.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV