Grabitja e bankës në Koplik/ Polici pa vjedhjen e bankës, por nuk reagoi. Nisin hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grabitja e një filiali banke në Koplik ka risjellë edhe njëherë vëmendjen tek efikasiteti i ndërhyrjes së uniformave blu në raste të ndryshme, pikërisht kur përballen me keqbërësit. Siç bëhet me dije nga “Ora”, një efektiv i policisë kufitare në Shkodër është vënë në hetim, pasi nuk reagoi në grabitjen e bankës në Koplik.

Edhe pse u përball me mjetin e agresorëve polici nuk veproi, edhe pse keqbërësi kaloi pranë tij më armë dhe paratë e vjedhura. Por edhe disa minuta më pas, efektivi nuk ka reaguar ç’ka ka ngritur dyshime tek ai. Mosveprimi i tij ka bërë që Agjensia e Mbiqyrjes Policore ka nisur hetimet për efektivin që ndodhej në mjet.

Sipas burimeve një grup i postashëm është ngritur për të verifikuar pozicionin e tij si dhe veprimet që ai ka ndërmarrë edhe pse duket se në momentet e para ka zënë një pjesë të rrugës. Nuk përjashtohet mundësia që efektivi të ketë bashkëpunuar me grabitësit.

Ndërkaq për 3 personat e arrestuar për ngjarjen po verifikohen dhe raste të tjera të grabitjeve. Më konkretisht ata dyshohen të jenë autorët e hyrjes me dhunë në familjen Tinaj në Vermosh, ku një çift të moshuarish u dhunuan dhe u lidhën me litar. Për këtë arsye janë marrë gjurmët e gishtërinjve dhe po krahasohen me ato të gjetura në vendin e ngjarjes.

Bekim Gurraj, e dy vëllezërit Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, morën 18 milionë lekë të vjetra nga banka duke lënë punonjësit të terrorizuar. Ngjarja ka ndodhur më 9 maj, por të rinjtë u prangosën gati një muaj më vonë.

Të fundit

Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune...

Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Masa sigurie për çiftin Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi ndaj tij...

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit....

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV