U shmang tragjedia, flet turisti italian në Zvërnec: Kishim 1 fëmijë në jahtin që u mbyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flet një nga turistët italianë, i cili shpëtoi për mrekulli pasi jahti me të cilin po udhëtonte në brigjet shqiptare u mbyt pas përplasjes me disa shkëmbinj nënujorë.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit .

Në bord ndodheshin 4 turistë italianë, përfshirë një fëmijë.

Një nga turistët ka treguar se ishin nisur nga Sllovenia dhe gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sipas tij, jahti nuk kishte asnjë problem dhe shkak u bënë shkëmbinjtë nënujorë të pasinjalizuar.

“Skafi nuk kishte asgjë. U nisëm nga Sllovenia. Udhëtuam në gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe nuk patëm asnjë problem. Pastaj në orën 04:30 të mëngjesit ndodhi incidenti në brigjet e Shqipërisë. Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar, për fat të keq nuk ishin sinjalizuar dhe u goditëm. Por për fat të mirë nuk vdiqëm, vdiq varka. Ishim 4 persona, përfshirë një fëmijë”, tha turisti italian.

Policia informon se jahti drejtohej nga 61-vjeçari G.V, banues në Pavia, Itali. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV