A kemi helikopterë për emergjencat civile? Peleshi: 3 nga 4 të tillë janë për mirëmbajtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një diskutim i gjerë është zhvilluar mbrëmjen e sotme me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, lidhur me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe mungesën e helikopterëve për emergjencat civile.

I pyetur nga gazetarja Klodjana Lala nëse Shqipëria ka helikopterëve për emergjencat civile, Peleshi tha një lidhje telefonike me “Open” se 3 nga 4 helikopterët që përdoren për raste të tilla janë në servise për mirëmbajtje.

Pjesë nga biseda:

Lala: A mund të thoni se sa helikopterë ka MB për të kryer operacione nga ajri? Ku janë të tjerët dhe kur pritet të mbërrijnë?

Peleshi: Disa informacione duhet të mbahen sekrete shtetërore. Unë besoj që në përgjithëesi për punët publike, mirëmbajtja është një punë e dobët.

Lala: Erdhi një avion grek, a dëshmon se ne nuk kemi helikopterë për emergjencat civile?

Peleshi: Kjo nuk “kemi marrë asnjë masë”, nuk e di se çfarë kuptoni ju, nuk di ndonjë vend në botë që të marrë masa dhe të eliminojë rënien e zjarrit.

Lala: A ka qeveria shqiptare një helikopter për emergjenca civile dhe nëse nuk e ka a keni marrë masa?

Peleshi: Unë nuk kuptoj se çfarë po thoni ju, nuk mund t’i përgjigjem pyetjes suaj.

Lala: Është shumë e thjeshtë, a ka Shqipëria një helikopter të tillë?

Peleshi: Ne kemi 4 helikopterë që nuk janë të posaçëm për hedhje uji nga ajri, por janë të modifikueshëm, ushtarakë, nuk përdoren për emergjencat e zjarreve. 3 nga 4 helikopterët janë në kontrata mirëmbajtjesh që zgjaten sepse në Shqipëri nuk kemi operatorë që bëjnë servisin e këtyre.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV