Këshilltari i CDU, Henze kritikon BE për qëndrimin ndaj Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari ekonomik i CDU, partisë së kancelares Merkel, Martin Henze ka kritikuar qëndrimin e ambasadorit të BE në Shqipëri, Soreca. Këshilltari i CDU, Henze i ka drejtuar disa pyetje ambasadorit Luigi Soreca, në lidhje me një nga temat më të diskutuara në rajon, ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës .

“Ambasador, ju e dini që ekziston një qëndrim i qartë i BE-së dhe Gjermanisë për njohjen e detyrueshme të kufijve të Kosovës, pse nuk e kërkuat këtë me qartësi? Në këtë kontekst, a keni kërkuar gjithashtu që tani duhet të zbatohen 9 pikat e përcaktuara nga Bundestagu gjerman të përcaktuara në muajin Maj?”- shkruan në Twitter Martin Henze

“Ambasador, a jeni i përfshirë në negociatat midis autokratëve Rama dhe Vuçiç? Kemi dëgjuar gjithashtu që ju i mbështesni këto negociata, a është kështu? Pse nuk e mbështetni njohjen e kufijve të Kosovës?”- pyet Martin Henze në Twitter.

Këshilltari për ekonominë i partisë CDU-së, Henze është një nga personat më aktivë që ka reaguar disa herë për çështje që lidhen me aktualitetin në Shqipëri. I njohur për stilin drejtpërdrejtë , kritikat e tij janë adresuar për qeverinë shqiptare dhe për qëndrimin e BE-së kundrejt procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /fjala.al/

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV