E rëndë, 7-vjeçari vrit*t me armë ndërsa po flinte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati dy javë pas një masakre në shkollë në Uwalde në Teksas, ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësues, një tjetër të shtëna me armë zjarri dhe vdekja e një djali shtatëvjeçar shkaktuan terror në shtetin e Teksasit.

Sipas Independent, 7-vjeçari u qëllua rreth orës 22:45 të së dielës në shtëpinë e tij në Cloverleaf, një qytet jashtë Houston. Policia raportoi se fëmija ishte qëlluar për vdekje nga një makinë që po kalonte në rrugë.

Dhoma e fëmijës ka qenë në pjesën e përparme të shtëpisë ndërsa lëndimet që ka marrë janë në gjoks.

Pasi u qëllua, fëmija shkoi i plagosur tek nëna e tij e cila nxitoi ta dërgojë në spital, por ai nuk mundi të mbijetonte pasi plaga ishte shumë e thellë.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, dhe ende nuk dihen arsyet e vrasjes.

Të fundit

Rreth 67% e kredive janë për blerje banese

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta....

Bebe Rexha reagon pas përhapjes së fotove në gjendje jo të mirë

Bebe Rexha ka reaguar e indinjuar pas publikimit të disa fotove të saj që qarkulluan në rrjet, ku shihej me një pamje jo të...

Veliaj zbardh detaje nga seanca në GJKKO: Im bir, jetim me vendim gjykate!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka zbardhur detaje nga seanca...

Silvinjo do të largohet nga Shqipëria? Tekniku kuqezi është kontaktuar nga…

Ka pasur shumë spekulime për një kalim të mundshëm të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, në klubin brazilian Botafogo. Thuhet se pronari i klubit...

Në Vlorë nis plazhi, vlonjatët: Kemi vite që lahemi në dimër, nuk na kap asnjëherë gripi

Moti me diell dhe temperaturat deri në 20 gradë Celsius të këtyre ditëve të dimrit, i ka kthyer vlonjatët e apasionuar pas notit më...

Lajme të tjera

Web TV