“Eksperti” gjerman: Për 5-6 vite në Shqipëri do jetojnë vetëm mosha e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse në Shqipëri fenomeni i largimeve vazhdon me këtë ritëm, pas 5-6 vitesh në vend do të jetojnë vetëm moshat e treta,” këtë parashikim të frikshëm e bëri sot Martin Henze.

Por për figurën Hanze në media ka deklarata të ndryshme. Gjermani Martin Henze, i vetëshpallur si këshilltar i Angela Merkel, është shfaqur sot i ulur pranë Sali Berishës, ka bërë edhe një prezantim për ‘Sfidat dhe vizionet në shëndetësi’.

“Shqipëria ndodhet përpara një problemi të jashtëzakonshëm. Të rinjtë largohen nga vendi, në zonat ruralë ka një braktisje masive dhe ndryshime të madhe demografike. Këto ndryshime demografike  nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri, por janë dramatike në Shqipëri,  sidomos pas zhvillime të Shqipërisë në vitet e fundit.

Sa më pak shpresë të kenë të rinjtë për një të ardhme dhe perspektive në Shqipëri, aq më i madh do të jetë presioni  ndaj tyre  që të largohen. Çka do të thotë që presioni në 5-6 vitet e ardhshme do të rrite për ata që do të mbetet në Shqipëri më mënyrë që të financojnë sisteme të ndryshme dhe ndoshta Shqipëria do të kthehet në një vend për turizmin e moshave të treta, ku vetëm mosha të treta do të jetojnë.”

Por kush është Martin Henze për CDU-në gjermane dhe sa i afërt është ai me kancelaren Merkel? Në fakt, e gjithë historia e ngritur në Tiranë nga PD rezulton një sajesë. CDU jo vetëm që nuk e ka këshilltar Martin Henzen, por mbi të gjitha as nuk e njeh fare. Pak muaj me parë, kur Henze filloi të shëtiste në të gjithë aktivitete e Lulzim Bashës, portali JavaNeës kontaktoi me CDU-në gjermane për të mësuar më tepër rreth këtij personazhi që as Google nuk e njeh. Përgjigja e partisë së Merkelit do të ishte befafusese.

Lexo edhe :  Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Në qershor 2019, gazetari Ardit Rada komunikoi përmes postës elektronike me partinë gjermane.

Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe u përgjigj për JavaNeës.al se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV