Olti Curri sulmon Olsa Muhametin: Nuk është punë të rrish poshtë tavolinave të drejtorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olti Curri ka reaguar pas deklaratës së autores Olsa Muhameti e cila mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, u shpreh për gazetarin se ai nuk punon.

Ashtu si dhe pritej e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Oltit i cili e krahason Oltën me Linda Morinën, teksa më tej shton se të punosh nuk do të thotë të punosh poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve të ndryshme, por sipas tij ka edhe punë të tjera dinjitoze dhe me të ardhura shumë të mira.

“Foli edhe Olsa, sa e lezetshme që është. Olsa është Linda Morina e autorëve shqiptarë. Keni parasysh që Arian Çani fton Aurela Ggaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtare, fton edhe Linda Morinën dhe e prezanton edhe atë si këngëtare. Edhe Olsën e prezantojnë si autore dhe kujton se është autore. Autorë janë edhe Dalina Buzi, Zefina Hasanin , Rezart Agën. Dhe e beson ajo, kujton se është autore. Por ka ngatërruar diçka, të punosh nuk do të thotë vetëm të punosh poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve të ndryshme. Ka edhe punë të tjera dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura”, tha ai në një “InstaStory”.

I gjithë ky debat pati zanafillën në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme ku autorja e disa programeve televizive u pyet nëse në vilën e meshkujve, do ta tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin. Ajo zgjodhi atë të parin teksa për blogerin u shpreh se nuk punon dhe se merret me llafe.

“Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo. Nëse nuk punon nuk ke të drejtë të komentosh të tjerët”, tha ajo.

Lexo edhe :  Akuzat për sulm seksual, shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu!

 

Të fundit

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta...

Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, rrëzon çdo akuzë për manipulime në Shqipëri!

Juristi Kreshnik Spahiu rrëzoi pretendimet e PD-së për manipulim apo vjedhje votash, duke u shprehur se është e vetmja parti që konteston. Ai argumentoi se...

Sot Samiti europian në Tiranë, 1500 policë në terren! Ja akset rrugore që do të bllokohen

Njoftimi i policisë: 1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të...

Nga Erasmus+ tek tregu i përbashkët, përfitimet reale që Shqipëria pret nga Samiti i BE

Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike...

Papa Leo XIV thyen rekord ndjekësish në Instagram, ja nga sa persona ndiqet

Papa Leo XIV bëri debutimin e tij zyrtar në Instagram të mërkurën dhe brenda vetëm 24 orësh, llogaria e tij arriti të tejkalojë 12...

Lajme të tjera

Web TV