Serbia ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve.
Instituti i Shëndetit Publik, njoftoi se ka kryer hetimin epidemiologjik të rastit dhe se janë kryer të gjitha masat e evidentimit, të testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit, sipas udhëzimeve metodologjike të ekspertëve.
Sipas medias serbe, rasti është njohur diagnostikisht dhe është marrë në kujdes terapeutik.
Ndërkohë më herët OBSH njoftoi se lija e majmunit është gati të marrë një emër të ri, Monkeypox, pasi shkencëtarët kohët e fundit kanë kritikuar emrin aktual si diskriminues dhe stigmatizues.