E mbylli me “Portokallinë”, Xhemi i jep fund karrierës në televizion: Nuk dua asgjë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhemi Shehu ka folur si rrallëherë rreth jetës personale dhe asaj profesionale, nga rikthimi në ekran, te prindërimi dhe njerëzit me të cilët sot nuk gëzon raporte të mira.

Në një intervistë në “Wake Up”, ajo u pyet nëse “Qesh mirë kush qesh i fundit” mund të konsiderohet një rikthim pas shkëputjes gati njëvjeçare apo pret një “rikthim me fishekzjarrë”.

“Nuk pres rikthim me fishekzjarrë, se më duket se nuk jam larguar kurrë. Unë jam këtu, derën e kam të hapur dhe nuk e quaj një rikthim nëse vij në ‘Top’. ‘Qesh mirë kush qesh i fundit’ ishte një rikthim pas pauzës që bëra pas largimit nga ‘Portokalli’, por e quaj veten se jam ende në shtëpi. Nëse do të vija prapë, mos shpenzo për fishekzjarrë. Bëj pauza, sepse lodhem dhe për t’u kushtuar vëmendje gjërave që i kam lënë pas dore, televizioni të kushtëzon”, deklaroi Xhemi.

Duket se pas “Qesh mirë kush qesh i fundit”, vështirë se Xhemin do ta shikojmë më në ekran. Sezoni i ri i spektaklit të humorit me gjasa nuk do të ketë një sezon të dytë, duke e lënë kështu pa një format prezantuesen.

 

Më pas, Isli Islami e vendosi përballë një zgjedhjeje të vështirë mes “Wake UP”, “Për’puthen”, “Dancing With the stars” dhe një talk-show, të cilin prej tyre do donte Xhemi të moderonte? Dëshira e saj nuk ishte asnjë nga alternativat.

 

Pa hezitim Xhemi përmendi “Portokallinë”, për të cilën edhe më parë ka thënë se është eksperienca e saj më e veçantë. “Për momentin jam shumë mirë, nuk dua asgjë. Por tanimë e di çfarë dua dhe ku do ta gjeja veten dhe nëse do të më ofrohej diçka e tillë, do të thosha ‘Pse jo’. Do të zgjidhja ‘Portokallinë’ patjetër”, tha prezantuesja.

Lexo edhe :  Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, zbulohet partneri i Rozana Radit

Xhemi portretizohet si një figurë paqësore, që nuk është bërë pjesë e skandaleve apo sherreve publike, por nëse doni të dini me cilët nuk shkon mirë, mjaft të gërmoni në “Instagram”-in e saj.

“Nuk shkoj mirë me njerëzit me të cilët kam punuar dhe nuk punoj dhe nuk do të punoj më, që nuk i kam në ‘Instagram’. Kushdo mund t’i shohë. Njerëzit që kam punuar dhe nuk i kam më, nuk do të punoj në të ardhmen, nuk do t’i kem as miq. Më kanë bërë të ndihem keq dhe jam në një pikë kur nuk bëj më kompromise”, tregoi ajo.

Bashkëpunëtori i saj i preferuar mbetet Salsano Rrapi, me të cilin Xhemi gëzon një raport të veçantë edhe jashtë ekranit. “Me Salsanon nuk kam qenë shumë mirë që në fillim. Kam krijuar me kohën një marrëdhënie të shkëlqyer. Kuptohemi në ajër dhe kjo vjen falë periudhës së gjatë që kemi punuar, por edhe kemi qëndruar jashtë punës. Ai është i pari i çdo liste bashkëpunëtorësh”./PanoramaPlus

Të fundit

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Rënia e eksporteve/Materialet e ndërtimit më të prekurat prej rënies së Euros

Tregtia e jashtme nuk është në ditët më të mira. Shifrat e dhjetorit tregojnë se produktet shqiptare arritën vlerën e 26 miliardë lekëve apo 31.7%...

Kancelari gjerman: Elon Musk është një rrezik për demokracinë në Europë

Miqësia e miliarderit të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme "rrezikon" demokracinë në Europë. Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili...

Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr., ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë për mikpritjen e familjes nga Gaza dhe të vogëlushit 1-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV