Zyrtare: qentë janë më të saktë dhe më të shpejtë se tamponët në zbulimin e Covid-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qentë janë më efektivë dhe më të shpejtë se testet PCR në zbulimin e Covid-it: kjo konfirmohet nga një studim më i madh se ai i mëparshmi, ku morën pjesë 355 vullnetarë dhe qen të trajnuar nga stacionet zjarrfikëse franceze dhe nga Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas studiuesve, miqtë tanë me katër këmbë mund të ndihmojnë në kryerjen e ekzaminimit masiv në popullatë më shpejt dhe më pak invazivisht sesa testet e hundës të përdorura aktualisht. Rezultatet e studimit u publikuan në PLOS ONE.
Studiuesit trajnuan disa qen që të nuhasin mostrat e djersës njerëzore, të marra nga pjesë të ndryshme të trupit, dhe të uleshin kur ndjenin praninë e koronavirusit. Nga 355 vullnetarë, 192 u njohën si pozitivë nga qentë, 31 prej të cilëve ishin krejtësisht asimptomatikë. Nuhatja e qenve ishte 97% e saktë në njohjen e njerëzve tashmë pozitivë, dhe madje 100% në identifikimin e njerëzve asimptomatikë (ose presimptomatikë). “Një nga avantazhet kryesore të përdorimit të qenve në vend të testimit është fakti se rezultati i nuhatjes është i menjëhershëm,” tha Kenneth Furton, një kimist mjeko-ligjor në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës në Miami, i cili nuk mori pjesë në studim.
AROMË NGA COVID. Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë nuhasin saktësisht qentë tek njerëzit me Covid: mund të mos jetë një kimikat i vetëm në djersën e pacientëve, por një koleksion aromash të ndryshme, nivelet e të cilave rriten dhe bien vazhdimisht. “Nuk ka ‘parfum Covid’,” komenton me hidhërim Cynthia Otto, drejtoreshë e qendrës së qenve të Shkollës së Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Pensilvanisë.

DISA DISAVANTAZHE. Trajnimi, i ngjashëm me atë të qenve anti-eksplozivë, zgjat nga tre deri në gjashtë javë, bazuar në përvojën e kafshës: kjo, së bashku me mungesën e qenve të trajnuar tashmë për të zbuluar praninë e eksplozivëve (dhe për rrjedhojë më të shpejtë në mësim) është një. nga disavantazhet kryesore të përdorimit të këtyre kafshëve si “sensorë biologjikë” për shqyrtimin masiv. Një problem tjetër i mundshëm, përfundon Otto, është se “një qen që performon mirë në laborator mund të mos funksionojë po aq mirë jashtë laboratorit, në mes të njerëzve”.

Të fundit

Lutje për kryepeshkopin/ Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë

Drejtuesit e komuniteteve fetare në vend luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh ndodhet në...

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, zbulohet partneri i Rozana Radit

Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj,...

Inigo Martinez kërkon trofeun e parë me Barçën: “Dimë si t’i bëjmë dëm Realit”

Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez përballet me finalen e sotme me besim të plotë, pavarësisht se përballë do të jetë Real Madridi. Ai nuk ka...

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë! (Foto)

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës probleme raportohen së fundi në Qafë Thanë, aty ku automjetet janë të bllokuara prej minutash ndërsa...

Inter nuk gabon në Serie A, zikaltërit triumfojnë minimalisht në transfertën e Venezias

Interi ka mposhtur Venezian në transfertë me rezultatin 0-1. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 20-të të Seria A. Interi harron kështu finalen e humbur...

Lajme të tjera

Web TV