Kapet në Pogradec i shumëkërkuari i Turqisë/ Ishte dënuar me 21 vite burg për… (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 42-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Pogradec.

Salih Akkurt, rezulton i dënuar me 21 vite burg për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”. Pas arrestimit ai ishte arratisur nga vendi ku duhet të vuante dënimin, teksa i kishin mbetur ende dhe 10 vite burg.

Ndërkohë, ai mashtronte qytetarët përmes ushtrimit të profesionit të fizioterapistit në qytetin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pojska”. Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe me Interpol Tiranën.

Kapet dhe vihet në pranga në Pogradec, një shtetas turk, i shumëkërkuar nga drejtësia turke, i dënuar me 21 vite burgim dhe i larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vite burgim.

42-vjeçari, nga Konya e Turqisë, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”, dhe së fundi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, fshihej në Pogradec. Për t’u maskuar, ky shtetas mashtronte qytetarët përmes ushtrimit të profesionit të fizioterapistit.

Shërbimet e Fast Albania, pas marrjes së informacionit se një shtetas, i shumëkërkuar nga Turqia fshihej në Pogradec, organizuan punën dhe pas disa ditë mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Interpol Tiranën, finalizuan operacionin policor të koduar “Pojska”.

Si rezultat i këtij operacioni, në shëtitoren “10 Dëshmorët e Pojskës”, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi turk:

-Salih Akkurt, 42 vjeç, banues në Konya, Turqi.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara, Turqi, se për këtë shtetas, më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/8992, të datës 30.12.2020, në bazë të të cilit, 42 vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale “Mashtrimi i rëndë duke përdorur sistemet informative, të bankave dhe kartave te kredit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, të parashikuara nga legjislacioni turk.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ankara, Turqi, dhe agjencitë ligjzbatuese vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

Të fundit

Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma

Nga Artan Fuga Tranzicioni u mbyll… me… dështim Disa parime në shkencat politike që analistët e mediave nuk po i...

“Rama ka fshirë fotot″/ Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: S’ka amerikan që ju shpëton

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros, djalin e...

“Po thërret gjaku i katër jetëve atje”/ Gogu i kujton Berishës “21 janarin”

Socialisti Toni Gogu, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai i...

Kuvendi kthehet në ring, Noka hipën mbi tavolinë dhe godet me bidon uji ministrin Balla

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla. Menjëherë ka ndërhyre Garda duke mos lejuar deputetët...

Sherr me thika në një shkollë të mesme në Mat, plagoset 17-vjeçari

Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur paraditen e së enjtes në një shkollë të mesme në Mat. Policia tha...

Lajme të tjera

Web TV