Braçe publikon pamjet; Si u ndaluan administratorët e basteve nga RENEA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një reagim për operacionin policor që vuri në pranga 115 persona për vijimin në paligjshmëri të basteve online, zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se ata rrezikojnë nga 7 deri në 15 vite burg.

Braçe thotë se pavarësisht ndalimit me ligj të basteve sportive prej fillim vitit 2019, ky fenomen ka vijuar, edhe pse jo me përmasa të mëdha sipas tij, por që meriton të njëjtën goditje si kjo e policisë me qindra arrestime.

Zv. kryeministri ka publikuar foto dhe video nga çfarë policia ka gjetur, ndërsa momenti më pikat është ai i arrestimit në flagrancë i disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e RENEA-s.

Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg. 

Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë. Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak.

Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë! Unë dua të falenderoj policinë e Shtetit për hetimin e vështirë e tejet profesional, durimin për të kapur në flagrance secilin administrator. Por mbi të gjitha dua të falënderoj çdo qytetar, prind a familjar që ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme.

Dua të nxis edhe më tej çdo qytetar që vihet në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit të informojë Policinë e Shtetit. Ata do te jenë aty për të goditur, njësoj si dje!”, shkruan Braçe në Facebook.

 

View this post on Instagram

 

Kujtuat se ju kishim harruar? 115 NE PRANGA PER BASTET! 84 NDER TA ADMINISTRATORE! NGA PARAJSA E MILIONA LEKEVE FITIM NE DITE TEK FERRI 7-15 VITE BURG! Bastet, bixhozi jane te paligjshem ne kete vend! Por keta nuk heqin dore; Nuk mund te rrine dot pa fitimet qe tani jane jo vetem 100% te paligjshme por edhe 100% te tyre! Grabitja e shqiptareve te varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shume me pak. Ndaj duhej goditja e forte e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijoje! Une dua te falenderoj #POLICINEESHTETIT per hetimin e veshtire e tejet profesional, durimin per te kapur ne flagrance secilin administrator. Por mbi te gjitha dua te falenderoj cdo qytetar, prind a familjar qe ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua te nxis edhe me tej cdo qytetar qe vihet ne dijeni te aktivitetit te paligjshem te bixhozit te informoje policine e shtetit. Ata do te jene aty per te goditur, njesoj si dje! Duhet ti ndihmoni ju; TE VETMIT QE FITOJNE NGA BIXHOZI JANE ORGANIZATORET, JU JENI ATA QE HUMBNI! BENI LLOGARINE TUAJ DHE NUMERONI SA KENI HUMBUR JU! TE GJITHA I KANE FITUAR ATA!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Të fundit

“Unë të kërkoj pazar me SPAK-un?”/ Meta: Aktori më i fuqishëm në këtë vend jam vetë

Ilir Meta ka deklaruar në studion e emisionit “3D” se ai nuk ka pse kërkon të bëjë pazare me...

“Ca për brekët e ca..”, Baze: Çimi, i vetmi gazetar që ka arritur t’i marrë lekë Berishës

Gazetari Mero Baze ka ironizuar paralajmërimet e televizionit Syri se do të publikonte lidhjet e Olsi Ramës me televizionin ku punon Ylli Rakipi. Çim Peka...

“Nënat vrasin fëmijët për t’i shkaktuar dhimbje babait”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetaret Dorjana Bezat dhe Balina Bodinaku sollën në vëmendje rëndësinë e mësuesit apo psikologut të vajzave, të cilat janë vetëmbytur me nënën dhe vëllanë...

Pronar i 11 restoranteve dhe hoteleve, shqiptari kandidon për Parlamentin Europian

Muharrem Salihu është sipërmarrësi shqiptar që kandidon për Parlamentin Europian. Ai është kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet europiane.  Gjithashtu, Salihu është dhe...

E zbulon Ilir Meta: Ja kur do të largohem nga politika

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se kur do të largohet nga politika. I pyetur nga Alban Dudushi, se “në...

Lajme të tjera

Web TV