Avokatët e Beratit dhe Korçës sërish në protestë, bojkotohen të gjitha seancat gjyqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimit të marrë dje nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat 10 ditor, i janë bashkuar të gjithë avokatët e Beratit dhe Korçës, të cilët që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.

Sipas BW,  bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve të Beratit do të jetë pa afat, ndërkohë që do të bojkotohen me një afat 10-ditor edhe të gjitha masat e sigurisë. Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin r hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe  si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot do të vazhdojë pa afat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Edhe avokati Qazim Goxhaj ka deklaruar se vetëm bojkoti mund të ndryshojë këto vendime qesharake në dëm të avokatëve.

Të fundit

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike...

NBA Playoffs/ Indiana Pacers me një “këmbë” në finale, Haliburton gjunjëzon Knicks

Indiana Pacers fitoi 130-121 ndaj New York në finalen e katërt play off të Konferencës së Lindjes në NBA. Sukses që afron skuadrën me...

India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga...

Plani britanik për t’i mohuar Arktikun Putinit

Arktiku është kthyer në një skenë të re të përplasjes gjeopolitike mes Rusisë dhe NATO-s. Shkrirja e akujve ka hapur rrugë të reja detare...

“Traktori i kaloi sipër kokës”/ Historia TRONDITËSE e vajzës me sytë gjak

"Kjo fotografi është bërë në Morinë të Kukësit, ka qenë data 9 prill 1999" I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armando Babani...

Lajme të tjera

Web TV