Pretendimi i Bjellorusisë për Ukrainën/ Çfarë paralajmëron Lukashenko?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bjellorusia pretendon se Ukraina ka lëshuar raketa ndaj objekteve të saj ushtarake.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko tha se Minsku nuk dëshiron luftë me Ukrainë, por nëse territori i tij pushtohet atëherë do të luftojë, ndërsa shtoi se forcat e Armatosura të vendit kanë regjistruar raketa të lëshuara nga Ukraina që synonin të godisnin instalimet ushtarake në tokën bjelloruse. Sipas tij ngjarje kjo e ndodhur tri ditë më parë.

Ndërsa nga autoritetet ukrainase nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këto pretendime.

“Ata na sfidojnë. Më duhet t’ju them se tre ditë më parë, ndoshta pak më shumë, ka pasur një përpjekje për të goditur instalimet ushtarake në territorin e Bjellorusisë, nga territori i Ukrainës”, tha Lukashenko.

 

 

Kujtojmë se Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe e lejoi atë të përdorte territorin e saj për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Të fundit

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës....

Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët...

Operacioni ‘Ura’/ Berisha sulmon Dumanin: Bllokoi aksionin për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për mediat, për të denoncuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha u ndal edhe te operacioni i...

Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. I pranishëm në këtë...

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Përfaqësuesja...

Lajme të tjera

Web TV