Dosjet e 14 HEC-eve, dëmi në buxhet 123 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 123 milionë eurosh nga 14 kontrata për ndërtimin e HEC-ve në vend.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka inspektuar kontratat me 14 sipërmarrje dhe në këtë auditim ka konstatuar shkelje në veprimtarinë institucionale të AKBN-së në fushën hidroenergjetike, sa i përket, ndjekjes së kontratat e lidhura nga shteti shqiptar në fushën hidroenergjetike, masave të marra, zbatimin e akteve ligjore e rregullatore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë institucionale.

Shkelja e rregullave kanë sjellë ndikime të konsiderueshme në financat publike me një vlerë financiare prej rreth 15,2 miliardë lekë ose rreth 123 milionë euro, për të cilat KLSH me shkresën nr. 1442/23 datë 18.11.2019, ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Auditimi

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin “Mbi përputhshmërinë” në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) Tiranë, për veprimtarinë nga data 1.9.2016 deri në datën 31.12.2018.

“Në këtë auditim u konstatuan shkelje në veprimtarinë institucionale të AKBN-së në fushën hidroenergjetike, sa i përket, ndjekjes së kontratat e lidhura nga Shteti Shqiptar në fushën hidroenergjetike, masave të marra, zbatimin e akteve ligjore e rregullatore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë institucionale, të cilat kanë sjellë ndikime të konsiderueshme në financat publike me një vlerë financiare prej rreth 15,2 miliardë lekë (afërsisht 123 milionë euro), për të cilat KLSH, ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, – thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nga auditimi me zgjedhje i 14 dosjeve të HEC-eve të cilët kanë përfunduar punimet, janë lidhur me rrjetin energjetik dhe janë futur në fazën e prodhimit rezultoi se, vlera e penaliteteve të llogaritura dhe më pas propozuar nga AKBN drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në rolin e autoritetit kontraktues, për moszbatim të kushteve të kontratës prej shoqërive zhvilluese, për të cilat nuk disponoheshin aktet administrativë për arkëtimin e tyre, vetëm për rastet e shqyrtuara, shkon në rreth 2 miliardë lekë.

Në dosjet e audituara rezultuan gjithashtu problematika sa i përket pajisjes me leje ndërtimi të shoqërive zhvilluese për kryerjen e punimeve të ndërtimit dhe mungesë e masave të marra nga autoriteti kontraktues në këtë drejtim.

Dokumentet

Në dosjet e audituara nga KLSH nuk mungon llogaritja e penalitetit për mosrealizimin e prodhimit sipas detyrimit kontraktual për periudhën përpara daljes së VKM-së Nr. 332 datë 6.6.2018 ndërkohë që pas këtij vendimi janë thelluar më tej paqartësitë mbi llogaritjen. Kërkesave të AKBN-së për të qartësuar mënyrën e aplikimit të penaliteteve autoritetit kontraktues nuk rezultoi tu ketë dhënë përgjigje shteruese, megjithëse ndryshimet ligjore janë propozuar nga vet ky autoritet.

Lexo edhe :  Nga 500 deri në 5 mijë lekë më shumë, sa do rriten tarifat kadastrale!

“Përgjithësisht në dosjet e HEC-eve mungonte sigurimi i kontratës/kontratave, sigurimi i punimeve, pajisjeve etj., dokumentacione këto të detyrueshme referuar “kontratës tip” të lidhur. Nuk gjendeshin raportimet me shkrim që duhet të bëra koncesionari pranë AK çdo tre muaj, për realizimin e programit të investimeve dhe në asnjë rast nuk u konstatua të jetë propozuar, ose mbajtur qëndrim (sanksione) ndaj shoqërive të cilat nuk përmbushin detyrimin kontraktual mbi raportimin periodik të ecurisë së kontratës referuar “Kontratës së Koncesionit”.

Në 11 raste të trajtuara nga grupi i auditimit, vlera e investimeve të situacionuara të HEC-eve, në mungesë apo tejkalim të lejes përkatëse nga organet kompetente për kryerje të punimeve të ndërtimit, sipas akteve ligjore në fuqi, ka ndikuar/mund të ketë ndikuar në përfitimin e padrejtë të TVSH-së, e cila për rastet e trajtuar llogaritet në vlerën rreth 13,112,040 mijë lekë.

Nuk evidentohen bashkëveprime për këto raste me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, megjithëse AKBN dhe DPT prej muajin nëntor 2015 kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe janë angazhuar për shkëmbimin e informacioneve të ndërsjella si dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta”, – thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për periudhën objekt auditimi janë evidentuar llogaritje të pasakta të tarifave të oponencës për projektet e vlerësuara në vlerën rreth 5,5 milionë lekë, ndërkohë që mungon llogaritja dhe pagesa për katër raste për vlerën rreth 1,6 milionë lekë.

Masat

Për përmirësimin e performancës së veprimtarisë së AKBN, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjell institucionit 21 rekomandime për zbatim nga këto; 1 masë propozimi për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi, 12 masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit me karakter organizativ, 3 masa për shpërblim dëmi ekonomik, 3 masa për shpërblim dëmi ekonomik deri në verifikimin e plotë të situatës si dhe 2 masa për menaxhim jo efektiv fondesh buxhetore.

Të fundit

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen,...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Lajme të tjera

Web TV