Thatësira ul prurjtet/ KESH-konsumatorëve: Përdoreni në mënyrë sa më eficente energjinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezervat ujore në Hidrocentralin e Fierzës, furnizuar nga prurjet e dy degëve të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi kanë rënë ndjeshëm në 60 metër kub për sekondë, si pasojë e thatësirës së madhe që ka kapluar vendin. Niveli në liqen ka arritur në 287 metra mbi nivelin e detit nga 289.7 që ishte në muajin qershor.

Nga ana tjetër, edhe prurjet kanë pësuar rënie në rreth 90 metër kub ujë për sekondë. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, rritja e temperaturave ka shtuar edhe rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vend dhe në bazë të të dhënave të publikuara konstatohet si shpenzim ditor rreth 19 mijë MwH ose 2-3 mijë mwh më shumë se fundi i qershorit.

Një vit më parë e gjithë rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, u përdor për muajt e verës me shpresën se do të nisin reshjet, por sezoni dimëror nuk rezultoi i lagësht, duke vënë në vështirësi dhe rritjen e shpenzimeve nga ana e qeverisë për blerjen e energjisë.
Nga Janari deri në muajin Maj, KESH ka shpenzuar 145 milionë euro për importe të energjisë elektrike, thuajse 1 milion euro në ditë.
Kësisoj, KESH iu bën thirrje konsumatorëve të përdorin në mënyrë sa më eficente energjinë elektrike.

PËRDITËSIM I SITUATËS:
Prodhimi ditor në të tre HEC-et është: 𝟏𝟑.𝟐𝟑𝟑 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)
Kërkesa për konsum nga FSHU është: 𝟏𝟖.𝟖𝟖𝟗 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)
Çmimi i energjisë sot në bursë shënon 𝟑𝟔𝟎 𝑬𝒖𝒓𝒐/𝑴𝑾𝒉.

 

 

*Temperaturat e larta e mbi mesataren e periudhës gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend.
**KESH iu bën thirrje konsumatorëve fundorë të përdorin në mënyrë sa më eficiente energjinë elektrike.

Lexo edhe :  Akses për personat ndryshe, Pogradeci me më shumë plazhe publike se private

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:
Prurjet natyrore në kaskadë janë :
– HEC Fierzë 60 m3/s
– HEC Koman 35 m3/s
– HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
•Hec Fierzë 287.19 mmnd,
•Hec Koman 173.40 mmnd,
•Hec Vau Dejës 73.72 mmnd

Rezerva Energjitike është: 1011.9 GWh

290647242 3345329472420019 8741405219010121945 N
Kesh

Të fundit

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligut në A2 CNN...

Lajme të tjera

Web TV