Ditët e nxehta që po përjeton Shqipëria kanë rikthyer nevojën për të blerë energji. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur për herë të parë gjatë këtij viti ankand të blerjes së energjisë.
KESH bleu rreth 50 mijë megavat energji në vlerën e 5.3 mln eurove, me çmim mesatar 113 dhe 99.5 euro/mwh në dy ankande. Ndërkohë, shirat e zgjatura deri në qershor të këtij viti, kanë favorizuar prodhimin në HEC-e dhe në total, KESH ka shitur rreth 36 mln euro energji.
Më herët gjatë vitit, ERE i siguroi KESH-it licensën e prodhimit të energjisë nga dy termocentralet lundruese në Vlorë, që kanë për qëllim të prodhojnë energji nga lëndët djegëse, në periudha të vështira.