Reshjet e shiut, KESH eksporton 11.6 milionë euro energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë javës së fundit kanë përmirësuar të ardhurat e KESH. Përtej plotësimit të nevojave të vendit me energji elektrike Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka realizuar dy tendera ku ka shitur në total rreth 84 mijë megavat orë energji elektrike dhe ka arkëtuar 11.6 milionë euro.

Kesh ka mirëmenaxhuar prurjet e ditëve të fundit ndërkohë që Fierza ka arritur në kuotën e 290 metrave e cila konsiderohet pozitive për këtë periudhë. Vetëm pak ditë më parë qeveria ka pezulluar vendimin për aplikimin e fashës prej 800 kWh për abonentët familjarë.

Pavarësisht se faturimi me fasha nuk do aplikohet qeveria ka kërkuar që të ulet konsumi i energjisë elektrike duke vendosur një target prej 5%. Sistemi energjetik shqiptar është i varur nga reshjet ndërkohë që situata pritet të përmirësohet në fillim të viti të ardhshëm pas vënies në punë të dy anijeve termocentrale.

2 platformat lundruese pritet të prodhojnë 110 megavat orë energji elektrike e cila mund të mbulojë deri në 15% të  nevojave të konsumit vendas.

Të fundit

Begaj vizitë në Kalabri, takime me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet italiane

Presidenti Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”. Kreu i...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara...

6 këshilla se si të gjeni punën që ju bën të lumtur

Lumturia është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë dhe e meritojmë në vendin e punës, por jo gjithmonë e mbërrijmë si gjendje. Mes...

Shtohen ndjeshëm makinat në rrugë/ Mbretërimit të “Mercedez Benz” po i vjen fundi

Numri i automjeteve që qarkullojë në vend është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në fund të...

Makthi i pikave të zeza merr fund përmes këtyre teknikave

Pikat e zeza formohen nga grumbullimi i sebumit, një substancë vajore që prodhohet për të ushqyer dhe mbrojtur lëkurën. Duke qenë se sipërfaqja e...

Lajme të tjera

Web TV