Rusia urdhëron pezullimin e aktivitetit të gazsjellësit Kaspik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë ruse ka urdhëruar Konsorciumin e Gazsjellës Kaspik (CPC), që transporton naftë nga Kazakistani në Detin e Zi, të pezullojë aktivitetin për 30 ditë. CPC, që përmban rreth 1 për qind të naftës globale dhe përfshin kompanitë amerikane Xhevron dhe Exxon, tha më 6 korrik se vendimi për të pezulluar operacionet ka të bëjë me shqetësimet që lidhen me rrjedhjet e naftës dhe se konsorciumi do ta respektojë vendimin, sipas Reuters.

Në deklaratën e postuar në ueb-faqe, CPC tha se planifikon të apelojë vendimin.

“Konsorciumi i Gazsjellësit Kaspik punon brenda kornizës ligjore të Federatës Ruse dhe është e detyruar të respektojë vendimin e gjykatës. Vendimi do të apelohet sipas procedurave të përcaktuara në ligj”, u tha në deklaratën e CPC-së.

Rreth 80 për qind e eksporteve të naftës së Kazakistanit kalojnë përmes portit të Rusisë në qytetin Novorosisk. Terminale që gjendet në këtë port mund të transportojë deri në 67 milionë tonë naftë në vit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj naftës ruse për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, por ka thënë se dërgesat që vijnë nga Kazakistani përmes Rusisë nuk duhet të ndërpriten.

CPC tha më 6 korrik se zëvendëskryeministrja ruse, Viktoria Abramchenko, ka kërkuar nga disa agjenci, përfshirë edhe rregullatorin për siguri në industri, Rostekhandzor, që të inspektojnë ndërtesat që janë pjesë e Rusisë në koncorsium. Gjykata tha se ndërprerja e operacioneve ishte e nevojshme për të parandaluar ndonjë dëm të mundshëm mjedisor.

Operacionet e këtij gazsjellësi veçse ishin ndaluar më herët gjatë këtij viti për shkak të një dëmtimi në terminalin në Detin e Zi.

Të fundit

Adriatik Lapaj kërkon votën në Durrës: Na jepni shansin të tregojmë çfarë dimë të bëjmë!

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga Durrësi ka kërkuar votën, ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga...

“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një...

Në listën e hapur të Tiranës, Idrizi: Të maksimalizojmë rezultatin në këto zgjedhje

Kreu i PDIU, Shpëtim Idirizi, i cili kandidon për deputet në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka marrë këtë vendim për...

Për herë të parë në histori një dron detar ukrainas rrëzon avionin rus

Për herë të parë në histori, një dron ukrainas ka arritur të rrëzojë një avion luftarak rus duke përdorur raketa tokë-ajër. Ky është një...

“Do vazhdojmë punën me çështjen e pronësisë”- Rama batuta me Tavon në Himarë: Je qejfli!

Gjatë fjalës së tij në çeljen e sezonit turisitik në Himarë, kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e titujve të pronësisë, ku tha...

Lajme të tjera

Web TV