Mori jeten e 7 personave në paradën e pavarësisë, dalin pamjet e 21-vjeçarit para sulmit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i dyshuar i masakrës në Chicago dy ditë më parë, ku u vranë 7 persona, në vitin 2019 ka kërcënuar familjen e tij se do i vriste.

Sipas The Times, në vitin 2019, një prej familjarëve të Robert E Crimo, e denoncoi 21-vjeçarin në polici pasi i riu kishte kërcënuar se do i vriste të gjithë.

Policia e Chicagos tha se në banesën e të riut, u gjet një set me thika dhe një shpatë, me të cilat dyshohet se ka kërcënuar edhe familjen e tij.

“Fiksimin” me armët i riu e ka shfaqur edhe në rrjete sociale ku publikonte shpesh koleksionin e tij, si dhe një sërë deklaratash që nxisnin dhunë.

Pas denoncimit nga familja në shtator të 2019-ës, i riu bleu 5 armë ku përfshihen pistoleta dhe pushkë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 4 korrikut në një bulevard në periferi të Chicagos, ku 21 vjeçari qëlloi me armë në drejtim të turmës duke lënë të vdekur 7 persona, e duke plagosur 30 të tjerë.

Sipas policisë, ky akt ishte i planifikuar disa javë përpara. Autori ishte i veshur si grua, teksa mediat kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Pasi qëlloi në drejtim të turmës, i riu nisi të vrapojë duke u përzierë me qytetarët në mënyrë që të mos ndalohej nga policia.

Të fundit

U kapën me kokainë me vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë, 30 dhe 40 vjeç, janë arrestuar në Itali pasi u kapën me 1 kg kokainë që kapte...

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi lirohet nga akuzat,Haga ndërpret hetimet ndaj tij

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është liruar nga të gjitha akuzat dhe se Haga ka ndërprerë hetimet ndaj tij. Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është liruar nga...

Marrëveshja për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor

Në pritje të marrjes së një zgjidhje ligjore nga ana e drejtësisë, kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit, duket se do te boshatisen edhe nga...

Paratë e lobimit, ende mister/ Berisha tregon formën por jo shifrën: Janë të kristalta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetaret nëse do ta publikojë kontratën LaCivita dhe përgjigja e tij ka qenë po. Ai ka...

Meta nga qelia: Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit flet për situatën aktuale të...

Lajme të tjera

Web TV