Shqipëria do të vizitohet ditën e nesërme nga Komisioneri Europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili pritet të ndalet në një tur takimesh të nivelit të lartë në kryeqytet.
Sipas informacioneve, diplomati pritet të zhvillojë edhe një vizitë në Bypassin e Vlorës, ndërsa besohet se do të ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Bypassi i Vlorës është një vepër e realizuar nga qeveria shqiptare me mbështetje financiare të Bashkimit Europian dhe u hap për qarkullim më 7 korrik.