Vlorë, dyert e mbyllura të institucioneve kulturore-artistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Velaj

Institucionet kulturore-artistike në Vlorë janë: Teatri profesionist i Estradës dhe Dramës, qëndra kulturore që ka në vartësi; Pallatin e Kulturës “Labëria”, Galerinë e Arteve që nuk ekziston fare që nga trazirat e 1997 dhe Muzet, këto varen nga Bashkia. Qendra kulnurore e fëmijëve dhe shkolla e muzikës varen nga Departamenti i Arsimit. Në unitet kjo strukturë e ka humbur homogjenitetin e saj dhe është heterogjene për nga mosveprimtaria kulturore – artistike. Evenimenti është se këto institucione nuk kanë funksionuar kurrë të katërta si një hallkë e vetme në lidhje me pozitën e vlerave kulturore-muzikore-folklorike –artistike që ka qyteti ynë. E para këto institucione janë kthyer në private me nga një “bos” në drejtim…..sepse të gjitha veprimtaritë që ushtrojnë institucionet e shtetit kontrollohen nga ”bosët” dhe nuk kontrollohen nga një staf special për manaxhimin e fondeve. mënyrën se si harxhohen këto honde..c’vlera të reja kanë sjell këto para në edukimin, kënaqësinë e spektatorit vlonjat e jo më tej?!
Kjo mënyrë administrimi që kanë bërë, bëjnë “bosët e institucioneve ka sjell largimin e vlerave më të mira të traditës dhe aktualitetit profesionale artistike amatore nga qyteti bregdetar. Bosët e punësuar në shtet që janë dhe drejtojnë poshtë, varen nga i madhi i piramidës palermitë që është në Bashki dhe stafi i tij apo kubeja . Në të gjitha projektet që ka shpallur Bashkia për nevojat e këtyre institucioneve, fondet e nevojshme në përfundim të veprimatrisë janë katandisur si kokoshi një thele. Pse ?
Marrim teatrin e dramës dhe Estradës në Pallatin Petro Marko. Para se të shkosh atje, do të kalosh nëpër një lulishte të bukur me pemë të larta si, akacie, bli, shumë dekorative mes tyre ndodhet dhe një lokal ku përhapen me anë të kasetave muzikë “turke” por jo shqiptare, më tutje është “Petro Marko” gardhuar me gardh hekuri parkohen makina lluksoze të borgjezëve të rinj artist, më tutje është dera e mbyllur e Pallati “Petro Marko” Që nuk hapet nga përpara për spektatorët… Spektatorët tregojnë përallën: “Na ishte një herë një Teatër Eshtade e Drame” me filxhanin e kafesë përpara dhe vështrojnë tymin e cigares thithur që davaritet deri në katet e larta të zyrave të drejtorisë të Teatrit të Estradës e Dramës… si pa kuptuar, këngën e këndojnë dhe vet aktorët?!
Për një periudhë 7 mujore nga teatri i 2012 e deri në prill 2022, u dhanë 2 premiera , nga periudha e 2 tetorit 2003 e deri në verën e deri në verën e nxehtë pa aktivitete të 2004 janë dhënë 3 premiera të tjera, që janë “llogo në vapë të nxethtë” . Edhe për rastin e parë u dhanë fonde, edhe në rastin e dytë u thithën fonde nga Bashkia .Fondet i ka marrë Drejtoria e Teatrit të Estradës e Dramës, duke i menaxhuar vetë, duke përjashtuar Këshillin Artistik, sektorin e Muzikës, sektorin e prapavijës. Kontestimi në të dy rastet nga sektori i muzikës ka qenë i madhë, ka qenë deri tek fjalor i ç’prishur qytetar. Një këngëtari, që kur e ndigjon bilbili i ulur në pemën e lulishtes “Avni Rustemi” rreh krahët e ikën i trembur, një instrumentisti i kanë shpërblyer me 20 mijë lektë të reja…, një aktor, vetëm se është caktuar për të luajtur rolin e “mbretit” të vdekur 90 mijë lekë të reja. 4 aktorë janë të estradës, 12 instrumentistë janë të sektorit të muzikës. Për teatrin e “mbretërve të vdekur grek” janë dhënë edhe mbi 1.2 milion lekë për aktor, vetëm se aktori duhet të hesht e mos të flasë si murgjërit e malit Atos, përndryshe ja qepin gojën, gojën në rrobaqepsin e teatrit për mos folur më.
Paraja, heshtja dhe dora që i merr nga ata që i dorovisin, janë që nga lashtësia greke, zakone hajdutësh. Ka një mos përputhje. Trupa e Estradës i nxjerr të ardhurat, Teatri natën e parë të ç(mos) faqjes në të njëjtën sallë të pallatit Petro Marko bëhet me ftesa, për të mbushur sallën, pastj dhe pastaj në sallë vinë 20-30 veta që i zë gjumi, si dikur shoku Enver, se këta aktorë i jepnin çfaqje edhe për diktatorin. Pemës se Teatrit dhe Estradës dhe Dramës Vlorë i është zhveshur lëkura rreth e qark nga Bashkia për ta tharë. Për rastin e dytë nga periudha tetor 2002 deri në 2022 nga trupa e Estradës nga drejtoria, nga “D” e madhe largohet shefi i muzikës, Krenar Zanko, këngëtarët Shaban Shabani, Tefta Kondo, instrumentistët Vasil Çuni, Aristotel Qëndro etj, të cilët mbas 12 vjetësh heshtje, kthejnë në skenën e Teatrit të Estradës e Dramës orkestrën dhe muzikën e gjallë të kohës së Meliha Dodës, Reshat Osmanit, Kostandin Thanës, Mishel Lakos, çifutit që e bëntë firzamonikën të fluturonte Dola Sareti, Piro Kokës, Kleopatra Skaços etj .Hoqi dhe pushoi nga puna këta dhe vendos ato kasetat të përfaqësuara nga anonimët dhe dy orkestrantë, figurant e rrogaxhi që bëjnë sikur u bien veglave si cylës në një vrimë, por të kërcënuar me pushimë nga puna.Kjo lëvizje, ka bërë që estrada profesioniste e Vlorës të varet nga një disk që po Ikën dritat …. Kthehet disku nga e para apo fillon kënga sipas avazit të fillimit . Duke u futur muzika e kasetës dhe paratë ( selam para qelam para) ngelën në shuma të mëdha dhe ndahen në pak vetanga lart shumë, e poshtë si kacidhe. Këtu u dhanë për tre premierat mbi 30 milion lekë . Enigma më e madhe në këtë institucion vazhdon të ngelet … të çuditur pyesim:
-Pse dy istrumentistët dhe Lubmilla Baballëku marrin rrogën e shtetit 18 mijë lekë të vjetra, nga një shpërblim qesharak… pjesa tjetër e projektit ndahet si pjesa e luanit midis Bashkisë, aktorve, regjisorit dhe administratës së teatrit? Ç’bën Kontrolli i Lartë i Shtetit për këto shkelje që kanë emrin vjedhje dhe menazhimin e drejtë të këtij institucioni që duartroket dhe uron drejtoret e mëdhenj në Tiranë, me të njëjtën strukturë si ata? Humbjet e fondeve në drejtim të paditur, drejtim të dyshimit kanë ardhur se fondet duhet të menaxhohen në mënyrë kolegjale nga këshilli artistik, specialist jashtë institucionit sepse ata që janë në administratën e Teatrit të Estradës e Dramës dhe në këshillin artistik janë punonjës të brendshëm … shpërblejnë vetveten si pijanëci kur pi vetëm. Po roli i Bashkisë? Pse ka heshtur bashkia apo është vetë Bashkia fajtore Që është bashkëfajtore ka plot fakte. Marrim ankesat, protestat e vazhdueshme të sektorit muzikor që nga ish kryetari e deri te kryetari aktual i Bashkis. Ata kanë qenë në grup, individualisht si në rastin e Ludmilla Baballëku, Krenar Zankos etj. Ata kanë kontestuar vazhdimisht mënyrat, praktikat autoritariste të drejtorisë Teatrit të Estradës e Dramës për menaxhimin e fondeve që i kanë përlarë “privatët”, por paratë janë të shtetit. Në vend që Bashkia të kontrollonte institucionin të ballafaqonte problemin nga nepotizmi partiak e ortodoks, interesin për të ndarë paratë i lanë në dorë të lirë Drejtorisë Teatrit të Estradës e Dramës të pallatit Petro Marko që si Gopseku me këto para të hakmerrej kundra artistëve rebel . U pushua nga puna Desantila Kristo pas dy muajsh pune në Petro Marko, pas kësaj Desantila Kristo merr në takimin kombëtar të teatrove në Fier çmimin si aktorja më e mirë e këtij takimi, apo kompozitori Krenar Zanko çifti këngëtar Tahiri. Krenar Zanko, pianist, nxënësi i kompoziotrit Cesk Zadeja dhe kompozitori Krenar Zanko mbasi erdhi nga specializimi nga Greqia mblodhi forcat më të mira muzikore, profesioniste amatore të Vlorës gati 30 veta e risolli në skenën Vlonjate traditën pothuajse të humbur nga kasetat dhe kasetaxhinjtë të këngës qytetare origjinale vlonjate. Mbas një pune 9 mujore vullnetare vendos në skenë për herë të parë mbas 12 vjetësh një koncert vetëm me këngë vlonjate të kënduara drejt për drejt Live të shqëruara nga dy orkestra, orkestra e traditës (sazet popullore) me Sabah Arizi, Dule Cenaj, Vizhdan Mersini etj dhe nga orkestra e pedagogëve të shkollës së muzikës, ku u pa ruajtja, gërshëtimi i traditës me bashkëkohoren. Bashkia dhe kryetari i saj nuk dha asnjë lekë, pra donte që të punësuarit e Teatrit të Estradës e Dramës të pallatit Petro Marko të paguanin qeranë e sallës, skenografin, kur këtë e mbuloi Sulo Shehu. Kur biznesmeni, Sulo Shehu ndihmon me fondet e biznesit të tija po Bashkia që i jep për cdo projekt 12-20 milion lekë pse nuk e mban gjallë traditën e popullit kur populli dha votat më 12 tetor? Nuk kishte turp Bashkia që për koncertet e 28-29 nëntorit 2005-2023, stafin prej 12 vetash e kishte organizuar në numër, sasi e cilësi… mori staf artistësh prej “Tirone”, mjeshtrit e kasetave dhe u dha 10 milion lekë për të shkatërruar këngën tradicionale vlonjate.
-Veç institucionit të Teatrit Estrades Drames të Palltit “Petro Marko” që po bën gjumin e madh, duhet dhënë alarmi, se artistet vanpire, kukudh i janë vërsulur edhe errësimit te traditës folklorit. Para disa vitesh folklori lab shkëlqente në të gjitha trevat e Himarës, Lumit të Vlorës, Myzëqe. Në krye të këtyre grupeve qëndronin folkloristat, rapsodet e nderuar Feti Brahimi, Meleq Kapllani, Dule Aiari,Muharem Tartari, Lefter Cipa, perjashtohet nga një kryetar Bashkie filo grek, Bollano, në Himarë, nga puna . Bollanos duhet ti nxihet faqja që merr nëpër këmbë një artsit të madh si . Lefter Cipa, dhe deklaron se “artin do ta rregullojë Greqia “ në Himarën Shqiptare. Folklorin në Vlorë e peshon me kandar të P.S-ës, kunati ish shokut Xhemali, rapsod, këngëtar, valltar “kren këngë”… që në qark bën ligjin. I mbjanë ison andej nga shtëpia e oficerve, mustaqembëdhenjtë, krijues që nuk e heq llullën e madhe si të Stalinit. Mund ta shihni kryetarin e shoqatave të Labërisë si Zylua te romani I Dritëro Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokur Zylo”. Çmund të jenë ata si folkloristë kur sa bukur i këndojnë krytarve ne Kuvendin e Shqipërisë bejtet për puce në politikë. Ata janë sëpatar që krahasisin rëndë folklorin, janë artistë të politizuar. Ata duhet ti këndojnë bukurisë, vajzës, djalit ti këndojnë dashurisë, ti këndëojnë Nënës Shqipëri, maleve heronjëve tanë e jo ti këndojnë gunarve-sipas Konicës. Ja kështu po shkatërrohet folklori i lartë askush nuk vë dorë për të sponsorizuar nga pushtetarët kur folklori buron nga populli e shkatërojnë traditën sharlatanët. Duke vrejtur këtë gjëmë për folklorin, krhasimi për gjëmën mund të bëhet me heqjen nga puna se nuk i shkon pas avazit drejtorisë Teatrit Estrades Drames, kompozitori Krenar Zanko. Si mund të pushohet nga puna një djal Vlore, pianist dhe dirigjent dhe të mbahet në qendrën kulturore të fëmijëve një kuadër muzike me shkollë nate. Ka disa vjet që qëndra kulutore hesht, si koka të prera njerzish hesht edhe asnjë lloj aktiviteti .Asnjë festival pionerve, dhe kur u bë një bicim festivali 16 këngë, nga këto 10 këngë ishin të shokut me shkollë nate, por luludhari i kish shkruar me emra të ndryshëm kompozitorësh nga e gjithë Shqipëria ….! Kuptohet se si u ndanë cmimet nga e para e dyta e treta dhe pastaj ndahen paratë në xhepin e vetëm të kompozitorit me shkollë nate . C’është kjo… spekullim… apo troç vjedhje? Zotërinjtë e pushtetit lokal të çorganizuar destabilizuar dhe ju të drejtorisë pasardhëse të arsimit të paktën si nuk po ndani këtë kasaphanë? Qëndra kulturore e fëmijëve ka një organikë për tu admiruar, organikë të plotë, drejtor, shef muzike, shef fiskulture, shkrimtar, letrar, magazinier. I madhi fare mer nga nepotizmi që nga 1997-2005 edhe rrogën e magazinieres pa bërë asnjë punë rrogën e çon në shtëpinë e vet .A thua më në fund tani që ka ngelur fare pak kohë për të shpëtua të ngrihet dora e drejtorisë për këtë kolektiv që mer padrejtësisht 500 mijë lekë kot? A nuk është ky turp e krim? Edhe pak kohë e festivali folklorik po afron. Në krye të komisioneve duhet të vihen njerëz të aftë e jo spataxhinj që presin pemën e folklorit. Vlora duhet ta përtërij dinjitetin e saj. Vec kulturës dhe artit që na shpien në Evropë si Anjesa Shahini, në Evropë na shpien edhe sportet si kombëtarja e futbollit, futbollistët që luajnë në klubet e huaja si Broja, ngritësit e peshave te Elbasanit. Në Vlorë për këto suksese luftojnë ata që stërviten në Pallatin e Sportit të lojrave me dorë pallati shkëlqen si brenda dhe jashtë nga pastërtia. Më përpara në portretin e pallatit lodronin minjtë ku kishin cerdhet, sot portreti i pallatit zbukurohet ne sfond nga një lulishte e bukur . Pallati i Sportit të lojrave me dorë drejtohet nga legjenda e volejbollit shqiptar e vlonjat mjeshtri i merituar i sportit z.Todi Driza . Institucionet mësimprurëse duhet të marin shembull nga Pallati i Sportit të lojrave me dorë . Janë për tu lavdëruar dy pastruset Lana dhe Festimja, Fredi, Lavdoshi, Firdusi, Ylli .Fjalë të mira të dala nga zemra themi për ekipin e vajzave të basketbollit. Të përkushtur ndaj sporteve të tjera janë edhe trajnerët Gëzim Zeneli, Piro Zguro mjeshtri Hysen Cenaj, Astrit Birce, trajneri i bokësit për të rinjtë Perlat Velaj, që me punën e tij fisnike i dhuroi Vlorës dy kampionë kombëtar në boks. Ja nga kush duhet të marrin shembull institucionet kulturore artistike sportive të rrethit për ti mbajtur hapur dyert që spektatori të edukohet e argëtohet nga aktivitet.

Të fundit

Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me shifra rekord, renditen të dytët

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një...

Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e...

“Doja të lija muzikën,nuk shihja zgjidhje”Bardhi rrëfen si i ndryshoi jeta pasi u bë baba

  I ftuar në  “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ishte Bardhi, që tregoi të pathëna që nga jeta e tij e re si...

Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina

Policia Rrugore e Tiranës dhe Komisariatet rrisin monitorimin e trafikut në rrugë dhe pengesave që krijohen nga drejtuesit në qarkullim apo që krijojnë vështirësi...

Mbyllet në barazim sfida mes Everton dhe United, “Djajtë” shpëtojnë nga disfata

Manchester United ka dalë me një pikë nga transferta me Evertonin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premier Ligës.  Skuadra e Armando...

Lajme të tjera

Web TV