Ndahet nga jeta ish-gruaja e Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ivana Trump, ish-gruaja e parë e presidentit Donald Trump dhe nëna e fëmijëve të tij më të mëdhenj, ka ndërruar jetë në moshë 73-vjeçare.

Vdekja e saj u lajmërua pasi gruaja u gjet e vdekur në banesën e saj në Nju Jork. Ngjarja u raportua në orën 12:30 (me orën lokale), me autoritetet që morën një thirrje për një arrest kardiak në apartamentin e Ivanës në Manhattan.

“Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një deklaratë pas publikimit të lajmit.
“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila jetoi një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë aq krenarë për të. U prefsh ne paqe Ivana!”, shtoi ai në deklaratën e tij ngushëlluese.
Ivana Trump ka lindur më 20 shkurt 1949 në ish-Çekosllovaki. Ajo u zhvendos në Kanada në vitet 1970 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me Donald Trump në 1977.

Të fundit

Nga biznesi, te futbolli shqiptar dhe jeta familjare; rrëfimi ndryshe i Armand Dukës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Në një...

Çfarë po ndodh me të moshuarit, hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku do të preken edhe të...

Dosjet e Doktorit: Si PD ka përdorur drejtësinë për fushatë nga 2013

Nga Ylli Pata Natyrisht që fillimi është rasti Tahiri. Ministri i Brendshëm i PS-së, që edhe sot konsiderohet më popullori dhe që e riktheu policinë...

Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të...

“Ju nuk jeni president, duhet të shkoni”/Çfarë i tha djali i Musk presidentit Trump

Videot e djalit të Elon Musk duke u takuar me gazetarët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë janë bërë virale në rrjetet sociale. Në njërën prej...

Lajme të tjera

Web TV