Cigare me hashash fshehur në çorape, kolegët kapin mat policin në Komisariatin e Kukësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Komisariatin e Kukësit, aty ku kolegët kanë “zhveshur” efektivin me inicialet K.M. për t’i gjetur të fshehur në çorape  një paketë të mbushur me cigare hashashi.

“Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr”, njofton policia.

Janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.

Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Të fundit

Kur lopët dhe delet ikin nga toka, blegtoria që po zhduket

Blegtoria, dikur burim jete dhe gjallërie për fshatrat shqiptare, asaj së cilës rilindasi Naim Frashëri i thuri një himn...

Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

Qershitë mund të jenë gjithashtu strehë për mysafirë të paftuar – larva të bardha. A mund të dëmtojë shëndetin tuaj ngrënia e qershive me...

Psikologu paralajmëron prindërit/ Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Psikologu i njohur nga Kosova, Visar Sadiku ka bërë një reagim në Facebook, duke u dhënë një paralajmërim prindërve për lodrat La Bubu. Ai u...

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

Ministri i Brendshëm gjerman Dobrindt do të flasë me talebanët radikalë islamikë për riatdhesimet në Afganistan. Sipas ministrit do të ndodhin edhe kthime në...

Ana e errët e lëvizjes studentore serbe

Nga Enver Robelli Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung kritikon ashpër fjalimet në tubimin e fundit të studentëve dhe opozitës serbe në Beograd. Protestat kundër regjimit autoritar...

Lajme të tjera

Web TV