Meta: Mezi pres të rikthehem në mandatin e dytë të Presidentit të Republikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti i republikës, Ilir Meta, u bë pjesë e Konventës së LSI-së ditën e hënë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Meta tha se në këto 5 vite kreu me sukses pozicionin që kishte në presidencë.

Ai theksoi se nga sot do të luftojë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Ndërsa u shpreh se mezi pret që të rikthehet në presidencë për një mandat të dytë. Por sipas tij kjo do të ndodhë pas 25 vitesh.

Dje siç kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues, detyrën  më të lartë  në këtë shtet atë të Presidentit të republikës. Përfundova mandatin e parë si president, dhe në këtë mënyrë pata dhe eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet. Të kryeministrit në moshën 30-vjeçare, të kryetarit të parlamentit dhe të presidentit.

Dikush më pyeti nga këto të treja ku je ndier më mirë, padiskutim në detyrën e Presidentit të republikës së Shqipërisë, mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”, u shpreh Meta.

Të fundit

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Lajme të tjera

Web TV